NIMRIMI
[ndoshta: leopardë].
Në profecitë kundër Moabit, si Isaia, edhe Jeremia përmendin «vendet me ujë të Nimrimit». (Is 15:5-9; Jr 48:34, 35) Meqë rajoni përreth është pjellor, disa i lidhin vendet me ujë të Nimrimit me Vadi-Nimrinin, i cili derdhet në Jordan në veri të Detit të Vdekur. (Shih BETH-NIMRAHU.) Mirëpo, renditja e vendeve në profeci duket se tregon që Nimrimi ndodhej në jug të Moabit. Prandaj shumë anojnë nga ideja se lidhet me Vadi-en-Numeirahun, që derdhet në skajin juglindor të Detit të Vdekur, afro 17 km në perëndim-jugperëndim të Karakut. Profecitë parathoshin se këto vende me ujë do të ktheheshin në «shkreti» ose në kuptimin e figurshëm ngaqë vendi do të shkretohej, ose ndoshta në kuptimin e mirëfilltë ngaqë forcat armike do të ndalnin rrjedhën e ujërave.