BETH-REHOBI
[shtëpia e sheshit (e vendit të gjerë)].
Me sa duket, emri i një mbretërie të vogël aramaite, ndoshta i përdorur kryesisht për qytetin e saj më të rëndësishëm. Në tregimin për sulmin e 600 danitëve kundër Laishit, thuhet se Laishi ndodhej «në ultësirën e Beth-Rehobit». (Gjy 18:7, 28) Më vonë, në kohën e Davidit, amonitët morën mercenarë sirianë nga Beth-Rehobi, duke u orvatur më kot të mbroheshin nga ushtria izraelite. (2Sa 10:6) Beth-Rehobi quhej edhe thjesht «Rehob» (2Sa 10:8), prandaj mendohet se ishte i njëjti vend që u përmend ndër vendet ku shkuan 12 zbuluesit izraelitë gjatë vëzhgimit paraprak të Kanaanit.—Nu 13:21.
Lidhja e Beth-Rehobit me «ultësirën» ku gjendej Laishi (më vonë Dani) dhe pohimi te Numrat 13:21 se Rehobi ishte në drejtim të ‘hyrjes së Hamathit’, tregojnë se ka shumë të ngjarë që Beth-Rehobi të ndodhej në jug të luginës së Bekës, që shtrihet mes maleve të Libanit dhe Anti-Libanit. Vendndodhja e saktë nuk dihet.