HOREBI
[i thatë; i shkretë].
‘Mali i Perëndisë së vërtetë’, me sa duket mali Sinai. (1Mb 19:8; Da 33:6) Megjithatë, duket se fjala Horeb në përgjithësi përdorej për rajonin malor përreth malit Sinai, që quhej ndryshe shkretëtira e Sinait.—Lp 1:6, 19; 4:10, 15; 5:2; 9:8; 18:16; 29:1; 1Mb 8:9; 2Kr 5:10; Ps 106:19; Ma 4:4; krahaso Da 3:1, 2; Ve 7:30; shih SINAI nr. 1 dhe 2.
Në Horeb, engjëlli i Jehovait iu shfaq Moisiut në mes të një kaçube që e kishte përfshirë zjarri dhe e ngarkoi të nxirrte Izraelin nga Egjipti. (Da 3:1-15) Më vonë, kur ishin në Refidim, izraelitët e çliruar u ankuan se nuk kishin ujë për të pirë. Atëherë, me urdhër të Jehovait, Moisiu bashkë me disa pleq të Izraelit, shkoi te një shkëmb në Horeb, me sa duket në rajonin malor të Horebit, dhe e goditi shkëmbin me shkopin e tij. Me anë të një mrekullie, nga shkëmbi filloi të rridhte ujë. (Da 17:1-6; krahaso Ps 105:41.) Shekuj më vonë, për t’i shpëtuar hakmarrjes së mbretëreshës Jezebelë, profeti Elija ia mbathi në Horeb duke kaluar nga Beer-Sheba.—1Mb 19:2-8.