BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp18 nr. 2 f. 3
  • Parashikimi i së ardhmes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Parashikimi i së ardhmes
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Material i ngjashëm
  • Përse mund t’u besojmë profecive të Biblës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Profeci që janë plotësuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Në kërkim të parashikimeve të besueshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Kush mund ta parashikojë të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
wp18 nr. 2 f. 3
Një burrë parashikon si do të jetë moti për 7 ditë

Parashikimi i së ardhmes

A ke menduar ndonjëherë si do të jetë e ardhmja jote ose e familjes sate? Ka gjasa të sjellë pasuri apo varfëri, dashuri apo vetmi? Do të jetosh gjatë apo do të humbasësh jetën papritur? Njerëzit kanë spekuluar mbi pyetje të tilla për mijëra vjet.

Sot ekspertët studiojnë zhvillimet globale dhe bëjnë parashikime për të ardhmen. Ndonëse shumë prej parashikimeve të tyre kanë dalë të vërteta, të tjera kanë dështuar, madje disa keq fare. Për shembull, më 1912, Gulielmo Markoni, shpikësi i një telegrafi wireless, paratha: «Epoka e wireless-it do t’u japë fund luftërave.» Kurse një agjent i kompanisë diskografike Decca, i cili më 1962 nuk pranoi grupin Bitëlls, besonte se grupeve që luanin me kitarë, po u ikte koha.

Shumë i drejtohen të mbinatyrshmes që të zbulojnë diçka për të ardhmen. Disa kërkojnë këshilla nga astrologët, ndërsa horoskopi është rubrikë e rregullt në mjaft revista e gazeta. Të tjerë konsultohen me fallxhorë ose parashikues fati, të cilët pretendojnë se «lexojnë» të ardhmen duke interpretuar letrat tarot, numrat ose vijat e dorës.

Në përpjekje për të njohur të ardhmen, në lashtësi disa u drejtoheshin orakujve​—priftërinjve ose priftëreshave të cilët përcillnin informacione nga zoti që pretendonin se përfaqësonin. Për shembull, thuhet se Kresi, mbreti i Lidisë, i dërgoi dhurata të kushtueshme orakullit në Delfi, Greqi, dhe i kërkoi t’i tregonte se çfarë do të ndodhte nëse luftonte kundër Kirit të Persisë. Orakulli i tha Kresit se, nëse dilte të luftonte kundër Kirit, do të shkatërronte «një perandori të madhe». I sigurt për fitoren, Kresi u hodh në sulm, ama, perandoria e madhe që u shkatërrua, ishte perandoria e tij.

Parashikimi i mjegullt i orakullit ishte i pavlerë. Pavarësisht cila palë fitonte luftën, të tjerët do ta merrnin për të vërtetë parashikimin. Kresi e pagoi shtrenjtë dhe humbi gjithçka për shkak të këtij keqinformimi. A mos u ka ecur më mirë atyre që u drejtohen sot metodave të njohura të parashikimit të së ardhmes?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo