LIBRI I KATËRT
(Psalmet 90 – 106)
Lutje e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë.+
90 Ti, o Jehova, ke qenë një strehë e vërtetë për ne+
nga brezi në brez.+
2 Para se të lindnin malet,+
para se të sillje në jetë si me dhembje lindjeje tokën+ dhe vendin,+
mot e jetë, ti je Perëndi.+
3 Ti e kthen vdekatarin në pluhur,+
dhe thua: «Atje kthehuni, o bij njerëzish»,+
4 ngaqë një mijë vjet në sytë e tu s’janë veç si e djeshmja që ka kaluar,+
si ndërresa e rojës gjatë natës.+
5 Jeta e tyre zgjat sa një natë+ gjumë;+
në mëngjes janë porsi bari i gjelbër, që mugullon sërish.+
6 Në mëngjes mugullon e nxjerr lule,+
në mbrëmje vyshket e thahet.+
7 Nga zemërimi yt, ne morëm fund+
dhe nga tërbimi yt, jemi tronditur.+
8 Fajet tona i vure përpara teje,+
gjërat që fshehëm, para fytyrës sate të shndritshme.+
9 Tërë ditët tona po mbarojnë nga zemërimi yt i furishëm;+
vitet tona po marrin fund si një çuçuritje.+
10 Ditët tona arrijnë në shtatëdhjetë vjet;+
më të fortët arrijnë në tetëdhjetë.+
Sidoqoftë ato sjellin veç telashe e të këqija,+
kalojnë shpejt dhe ne fluturojmë tutje.+
11 Kush e njeh forcën e zemërimit tënd?+
Kush e njeh furinë tënde? Ajo është aq e madhe sa frika që duhet pasur prej teje.+
12 Na trego si t’i numërojmë ditët tona,+
që të fitojmë një zemër plot mençuri.+
13 Kthehu, o Jehova!+ Deri kur do të jetë kështu?+
Të të vijë keq për shërbëtorët e tu.+
14 Na ngop që në mëngjes me dashamirësinë tënde,+
që të lëshojmë britma të hareshme e të gëzojmë gjatë gjithë ditëve tona.+
15 Na gëzo për aq ditë sa na mundove,+
për aq vite sa kemi parë të zeza.+
16 Vepra jote le t’u shfaqet shërbëtorëve të tu,+
dhe shkëlqimi yt të ndriçojë mbi bijtë e tyre.+
17 Hiri i Jehovait, Perëndisë tonë, qoftë mbi ne!+
Forcoje patundshmërisht veprën e duarve tona.+
Po, veprën e duarve tona forcoje patundshmërisht.+