148 Lëvdoni Jah!+
Lëvdoni Jehovain nga qiejt,+
lëvdojeni atje lart!+
2 Lëvdojeni, të gjithë ju engjëjt e tij!+
Lëvdojeni, mbarë ju ushtritë e tij!+
3 Lëvdoje, ti diell dhe ti, o hënë!+
Lëvdojeni, mbarë ju yje të shndritshme!+
4 Lëvdojeni, o qiej të qiejve,+
dhe ju ujëra që jeni sipër qiejve!+
5 Le ta lëvdojnë emrin e Jehovait,+
sepse ai urdhëroi, dhe ata u krijuan.+
6 Ai i mban në vendin e vet brez pas brezi, përjetë.+
Ka vënë një rregull që nuk do të hiqet kurrë.+
7 Lëvdoni Jehovain nga toka,+
ju përbindësha të detit dhe krejt ju ujëra të thella,+
8 ti zjarr dhe breshër, borë dhe tym i dendur,+
ti erë e stuhishme që përmbush fjalën e tij,+
9 mbarë ju, o male e kodra,+
ju drurë frutorë e cedra,+
10 krejt ju kafshë të egra e të buta,+
rrëshqanorë e zogj me krahë,+
11 ju, o mbretër të tokës+ dhe mbarë ju kombe,
ju, o princa+ dhe të gjithë ju gjykatës të tokës;+
12 ju djem të rinj+ e ju virgjëresha,+
ju pleq+ e fëmijë.+
13 Le ta lëvdojnë emrin e Jehovait,+
sepse veç emri i tij është aq i lartë sa s’arrihet dot.+
Lavdia e tij është përmbi tokën dhe qiellin.+
14 Ai do të lartësojë bririn e popullit të tij;+
do të lartësojë lëvdimin e tërë besnikëve të tij,+
po, të bijve të Izraelit, të popullit që është pranë tij.+
Lëvdoni Jah!+