Zanafilla
1 Në fillim*+ Perëndia+ krijoi+ qiejt dhe tokën.+
2 Toka ishte pa formë dhe e shkretë, dhe errësira mbulonte sipërfaqen e ujërave të thella.+ Forca vepruese e Perëndisë endej andej-këtej+ mbi sipërfaqen e ujërave.+
3 Pastaj Perëndia tha:+ «Le të bëhet dritë.» Atëherë u bë dritë.+ 4 Pas kësaj, Perëndia pa që drita ishte e mirë dhe bëri një ndarje mes dritës e errësirës.+ 5 Perëndia nisi ta quante dritën Ditë,+ kurse errësirën e quajti Natë.+ Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e parë.
6 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të bëhet një hapësirë+ mes ujërave dhe një ndarje mes ujërave dhe ujërave.»+ 7 Atëherë Perëndia bëri hapësirën dhe një ndarje mes ujërave që duhej të ishin poshtë hapësirës dhe ujërave që duhej të ishin mbi të.+ Dhe kështu u bë. 8 Perëndia nisi ta quante hapësirën Qiell.+ Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e dytë.
9 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Ujërat që janë nën qiej, le të grumbullohen në një vend dhe le të shfaqet vendi i thatë.»+ Dhe kështu u bë. 10 Perëndia nisi ta quante vendin e thatë Tokë,+ kurse grumbullimin e ujërave e quajti Dete.+ Kështu, Perëndia pa që kjo ishte mirë.+ 11 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të mugullojë toka nga bari, nga bimësia që jep farë+ dhe nga drurët frutorë që japin fryt me farë,+ secili sipas llojit të vet.»+ Dhe kështu u bë. 12 Toka nisi të nxirrte bar, bimësi që jep farë sipas llojit të vet+ dhe drurë që japin fryt me farë, secili sipas llojit të vet.+ Atëherë Perëndia pa që kjo ishte mirë. 13 Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e tretë.
14 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të dalin ndriçues në hapësirën e qiejve, që të bëjnë një ndarje mes ditës dhe natës.+ Ata do të shërbejnë si shenja, si dhe për të dalluar stinët, ditët dhe vitet.+ 15 Do të shërbejnë si ndriçues në hapësirën e qiejve, që të ndriçojnë mbi tokë.»+ Dhe kështu u bë. 16 Perëndia bënte dy ndriçuesit e mëdhenj, ndriçuesin më të madh për të zotëruar ditën dhe ndriçuesin më të vogël për të zotëruar natën, si edhe yjet.+ 17 Kështu, Perëndia i vuri ata në hapësirën e qiejve, që të ndriçonin mbi tokë,+ 18 të zotëronin ditë e natë dhe të bënin një ndarje mes dritës e errësirës.+ Atëherë Perëndia pa që kjo ishte mirë.+ 19 Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e katërt.
20 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të gëlojnë ujërat nga një mori me shpirtra të gjallë+ dhe krijesat fluturuese le të fluturojnë mbi tokë, në hapësirën e qiejve.»+ 21 Pastaj Perëndia krijonte përbindëshat e mëdhenj të detit+ dhe çdo shpirt të gjallë që lëviz,+ nga të cilët gëlonin ujërat, secilin sipas llojit të vet. Krijonte edhe çdo krijesë fluturuese me krahë, secilën sipas llojit të vet.+ Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë. 22 Pastaj Perëndia i bekoi: «Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbushni ujërat e deteve,+ dhe krijesat fluturuese le të shumohen në tokë!» 23 Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e pestë.
24 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të dalin nga toka+ shpirtra të gjallë, sipas llojeve të tyre: kafshë të buta,+ kafshë të tjera që lëvizin+ dhe kafshët e egra+ të tokës, sipas llojit të vet.» Dhe kështu u bë. 25 Perëndia i bëri kafshët e egra të tokës sipas llojit të vet, kafshët e buta sipas llojit të vet dhe çdo kafshë tjetër që lëviz në tokë, sipas llojit të vet.+ Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.
26 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Le të bëjmë+ njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë,+ në ngjashmëri me ne,+ dhe ai le t’i mbajë të nënshtruar peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve, kafshët e buta, gjithë tokën dhe çdo kafshë që lëviz në të.»+ 27 Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, po, e krijoi sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.+ Ai i krijoi ata mashkull dhe femër.+ 28 Pastaj Perëndia i bekoi+ dhe u tha: «Jini të frytshëm,+ shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni,+ mbani të nënshtruar+ peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.»
29 Perëndia vazhdoi të thoshte: «Ja, ju kam dhënë gjithë bimësinë që jep farë, e cila është në sipërfaqen e tërë tokës, dhe çdo pemë që ka fryt me farë.+ Le t’ju shërbejnë si ushqim.+ 30 Çdo bishe të tokës, çdo krijese fluturuese të qiejve dhe çdo shpirti që lëviz në tokë, në të cilin ka jetë, unë i kam dhënë si ushqim gjithë bimësinë e gjelbër.»+ Dhe kështu u bë.
31 Pas kësaj, Perëndia pa çdo gjë që kishte bërë dhe ja, ishte shumë mirë.+ Kështu u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e gjashtë.