Maskil. Psalm i Asafit.+
78 O populli im, vëri veshin ligjit tim;+
ktheji veshët nga thëniet e gojës sime.+
2 Do ta hap gojën e do të them një shprehje proverbiale.+
Gjëegjëzat e kohëve të mëparshme do të rrjedhin si lumë,+
3 ato që i kemi dëgjuar e i njohim,+
ato që na i kanë treguar vetë etërit tanë.+
4 Ne nuk ua fshehim bijve të tyre,+
ia tregojmë edhe brezit që do të vijë,+
lëvdimet që i jepen Jehovait, forcën e tij,+
dhe gjërat e mrekullueshme që ka bërë ai.+
5 Ai ngriti një dëshmi në Jakob,+
dhe vuri një ligj në Izrael.+
Ai i urdhëroi paraardhësit tanë,+
që ato t’u bëheshin të njohura bijve të tyre;+
6 që brezi i ardhshëm, bijtë që do të lindin, t’i dinë,+
dhe të çohen e t’ua tregojnë bijve të vet;+
7 që Perëndia të jetë burimi i sigurisë së tyre+
e të mos harrojnë se si vepron,+ por të zbatojnë urdhërimet e tij;+
8 që të mos bëhen si paraardhësit e tyre,+
një brez kokëfortë e rebel,+
një brez me zemër të papërgatitur+
e me frymë jobesnike ndaj Perëndisë.+
9 Bijtë e Efraimit, ndonëse harkëtarë të armatosur,+
u tërhoqën ditën e betejës.+
10 Nuk e mbajtën besëlidhjen me Perëndinë+
dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij.+
11 Harruan se si vepron ai+
dhe bëmat që panë prej tij.+
12 Ai kishte bërë mrekulli+ para paraardhësve të tyre,
në Egjipt,+ në fushën e Zoanit.+
13 Ndau detin që t’i linte të kalonin,+
bëri që ujërat të rrinin si digë.+
14 Ditën u printe me një re,+
kurse natën me një dritë zjarri.+
15 Çau shkëmbinj në shkretëtirë,+
që t’u jepte të pinin me bollëk, si nga thellësirat me ujë.+
16 Nga një shkrep nxori rrëke uji,+
dhe ujërat rrodhën si lumenj.+
17 Por ata mëkatuan edhe më shumë ndaj tij,+
duke ngritur krye kundër Më të Lartit në ato vise pa ujë.+
18 Zemra e tyre e vuri Perëndinë në provë,+
duke kërkuar ushqim për shpirtin e tyre.+
19 Zunë të flitnin kundër Perëndisë+
e të thoshin: «A shtron dot Perëndia një sofër në shkretëtirë?»+
20 Ja, ai goditi një shkëmb,+
dhe ujërat rrodhën e përrenjtë vërshuan.+
«Po bukë, a jep dot?+
A mund të përgatitë ushqim për popullin e tij?»+
21 Ja pse kur dëgjoi Jehovai u zemërua pa masë;+
zjarr u ndez kundër Jakobit,+
e i hipi zemërimi kundër Izraelit,+
22 se nuk besuan te Perëndia+
e nuk patën besim se ai do t’i shpëtonte.+
23 Ai i urdhëroi qiejt me re atje sipër,
e dyert e qiellit i hapi.+
24 Mbi ta hodhi manë që të hanin,+
me grurin e qiellit i ushqeu.+
25 Hëngrën bukën e atyre që janë më të fuqishëm se njerëzit;+
u dërgoi ushqim sa të ngopeshin.+
26 Ngriti në qiell erën+ e lindjes,
dhe me forcën e tij bëri të frynte juga.+
27 Derdhi si shi mbi ta ushqim, aq shumë sa pluhuri i tokës,+
madje zogj me krahë, sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+
28 Bënte që ata të binin në mes të kampit,+
rreth e qark tabernakullit të tij.+
29 Ata hanin e ngopeshin;+
ai u çonte ç’të dëshironin.+
30 Donin të hanin edhe më,
dhe ushqimin e kishin ende në gojë,+
31 kur zemërimi i Perëndisë u ndez kundër tyre.+
Ai zuri të vriste të fuqishmit e tyre,+
dhe djemtë e rinj të Izraelit i shembi përtokë.
32 Megjithatë, ata mëkatuan edhe më shumë,+
e nuk treguan besim në veprat e tij të mrekullueshme.+
33 Atëherë ai u dha fund ditëve të tyre si të ishin avull,+
dhe viteve të tyre me anë të trazirave të tmerrshme.
34 Kur i vriste, atëherë u binte në mend për të,+
ktheheshin e kërkonin Perëndinë.+
35 Kujtoheshin që Perëndia ishte Shkëmbi+ i tyre,
që Perëndia, Më i Larti, ishte Ai që hakmerrej për ta.+
36 Me gojë u munduan t’ia hidhnin+
e me gjuhë kërkuan ta gënjenin.+
37 Zemra e tyre nuk u lidh palëkundshmërisht me të,+
nuk i ndenjën besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të.+
38 Por ai ishte i mëshirshëm;+ e mbulonte fajin+ e nuk i shfaroste.+
Shumë herë e ndali zemërimin e tij,+
dhe nuk e shfreu tërë tërbimin e tij.
39 Kujtonte gjithmonë që ata ishin mish,+
që fryma ikën e nuk kthehet më.+
40 Sa herë ngritën krye kundër tij, në shkretëtirë,+
dhe e lënduan kur ishin në vendin e shkretë!+
41 Sa e sa herë e vunë Perëndinë në provë,+
i shkaktuan dhembje të Shenjtit të Izraelit.+
42 Ata nuk e kujtuan dorën e tij,+
ditën kur i shpengoi nga armiku;+
43 se si bëri shenja në Egjipt,+
dhe mrekulli në fushën e Zoanit.+
44 Si i shndërroi kanalet e Nilit në gjak,+
që ata të mos pinin nga rrjedhat e ujit të tij.+
45 Dërgoi mbi ta zekthat, që t’i mundonin me pickime;+
bretkosat, që t’i rrënonin.+
46 Prodhimin e tyre ua dha furrtareve të zeza,
e mundin e tyre karkalecave.+
47 Hardhitë e tyre i vrau me breshër,+
fiqtë e Egjiptit me breshër kokërrmadh.+
48 Kafshët e tyre të barrës ia la breshrit,+
dhe bagëtinë e tyre etheve përvëluese.
49 Lëshoi mbi ta zemërimin e tij të zjarrtë,+
furinë, dënimin dhe vuajtjen,+
ushtri engjëjsh që sillnin gjëmën.+
50 Ai hapi një shteg për zemërimin e tij.+
Shpirtin nuk ua kurseu nga vdekja;
jetën e tyre ia la në dorë murtajës.+
51 Në fund goditi tërë të parëlindurit e Egjiptit,+
çdo fryt të parë në tendat e Kamit.+
52 Pastaj, e nisi popullin e tij porsi delet,+
dhe e drejtoi porsi grigjën, në shkretëtirë.+
53 U printe e ata ndiheshin të sigurt, e nuk i zuri tmerri;+
armiqtë e tyre i mbuloi deti.+
54 Në territorin e tij të shenjtë i çoi,+
në atë rajon malor që dora e tij e djathtë fitoi.+
55 Para tyre pak nga pak kombet i dëboi,+
dhe me litarin për matje një trashëgimi u caktoi,+
që fiset e Izraelit, në shtëpitë e tyre të banonin.+
56 Ata e vunë në provë Perëndinë, Më të Lartin, dhe ngritën krye kundër tij,+
përkujtuesit e tij nuk i mbajtën.+
57 Ktheheshin dhe vepronin pabesisht si paraardhësit e tyre.+
U kthyen mbrapsht si harku kur i këputet filli.+
58 Ata e fyenin me vendet e tyre të larta,+
me shëmbëlltyrat e skalitura e bënin xheloz.+
59 Perëndia dëgjoi+ e u zemërua pa masë;+
neveri të madhe ndjeu për Izraelin.+
60 Ai e braktisi përfundimisht tabernakullin e Shilohut,+
tendën ku banoi mes njerëzve.+
61 Forcën e tij e la të bjerë në robëri,+
bukurinë e tij ia la në dorë kundërshtarit.+
62 Popullin e vet ia dorëzoi shpatës,+
kundër trashëgimisë së tij u zemërua pa masë.+
63 Djemtë e rinj ia përpiu zjarri,
virgjëreshat nuk u lëvduan.+
64 Priftërinjtë u vranë nga shpata,+
e vejushat nuk derdhën lot.+
65 Atëherë, Jehovai u zgjua si nga gjumi,+
si një i fuqishëm që bëhet esëll nga vera.+
66 Kundërshtarët i goditi nga prapa,+
dhe i poshtëroi përgjithnjë.+
67 Tendën e Jozefit e hodhi poshtë,+
fisin e Efraimit nuk e zgjodhi.+
68 Por zgjodhi fisin e Judës,+
malin e Sionit, të cilin e deshi.+
69 Shenjtëroren e ngriti si majat e larta,+
si tokën që e ka themeluar për jetë të jetëve.+
70 Zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij,+
dhe e mori nga vathat ku rrinte kopeja.+
71 Teksa kujdesej për delet që mëndnin,+ e mori
dhe e bëri bari të Jakobit, popullit të tij,+
dhe të Izraelit, që e kishte trashëgimi.+
72 Nisi t’i kulloste me një zemër me integritet,+
dhe me zotësinë e duarve filloi t’u printe.+