Jakovi
1 Jakovi,*+ skllav+ i Perëndisë dhe i Zotërisë Jezu Krisht, dymbëdhjetë fiseve+ të shpërndara+ anekënd:
Përshëndetje!
2 Quajeni veç gëzim, vëllezërit e mi, kur hasni sprova të ndryshme,+ 3 duke e ditur se cilësia e sprovuar e besimit sjell qëndrueshmëri.+ 4 Por lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj, që ju të jeni të plotë+ dhe të përkryer në çdo aspekt, pa ju munguar asgjë.+
5 Pra, nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri,+ le të vazhdojë t’ia kërkojë Perëndisë,+ sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i qortuar,+ e do t’i jepet.+ 6 Por, le të vazhdojë t’ia kërkojë+ me besim, pa dyshuar aspak,+ sepse ai që dyshon, është si një dallgë deti, që era+ e shtyn dhe e hedh andej-këtej. 7 Në fakt, ai njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Jehovai,+ 8 sepse është njeri i pavendosur,+ i paqëndrueshëm+ në të gjitha udhët e tij.
9 Vëllai i përvuajtur le të ngazëllojë për lartësimin e vet,+ 10 dhe i pasuri+ për përuljen e vet, sepse do të zhduket si lulja.+ 11 Pasi dielli del me nxehtësi përvëluese dhe e than bimësinë, lulja e saj bie dhe bukuria e saj merr fund. Po kështu do të vyshket edhe i pasuri në udhët e tij të jetës.+
12 Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë,+ sepse, kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës,+ që Jehovai ua premtoi atyre që e duan!+ 13 Kur është nën sprovë,+ askush të mos thotë: «Po më sprovon Perëndia.» Sepse Perëndia nuk mund të sprovohet me gjëra të liga, dhe as ai vetë nuk sprovon njeri. 14 Por secili sprovohet, i tërhequr dhe i joshur nga dëshira e vet.+ 15 Pastaj dëshira, si bëhet pjellore, lind mëkatin,+ dhe mëkati, pasi kryhet, sjell vdekjen.+
16 Mos u mashtroni,+ vëllezërit e mi të dashur! 17 Çdo dhuratë e mirë+ dhe çdo gjë e përsosur që na jepet, është nga lart,+ sepse zbret nga Ati i dritave qiellore,+ që nuk ndryshon, siç ndryshon hija gjatë rrotullimit.+ 18 Nga vullneti i tij+ ai na solli në jetë me anë të fjalës të së vërtetës,+ që të jemi disa fryte të para+ të krijesave të tij.
19 Dijeni vëllezërit e mi të dashur se çdo njeri duhet të jetë i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohet në të folur+ e të mos zemërohet shpejt,+ 20 sepse zemërimi i njeriut nuk sjell drejtësinë e Perëndisë.+ 21 Prandaj, flakni tej çdo fëlliqësi e atë gjë të padëshirueshme, domethënë të keqen,+ dhe pranoni me butësi që të rrënjoset brenda jush fjala,+ që është në gjendje të shpëtojë shpirtrat tuaj.+
22 Bëhuni zbatues të fjalës+ dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë veten me arsyetime të rreme.+ 23 Sepse, nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo zbatues,+ ai është si një njeri që shikon fytyrën e vet* në pasqyrë, 24 dhe, pasi shihet, ikën dhe harron menjëherë se ç’lloj njeriu ishte. 25 Por ai që ndalet e shikon në ligjin e përsosur+ që sjell liri dhe ngulmon në të, është i lumtur+ ngaqë bëhet zbatues i fjalës+ dhe jo dëgjues harraq.
26 Nëse dikush pandeh se e adhuron Perëndinë siç duhet,+ por nuk i vë fre gjuhës,+ përkundrazi, vazhdon ta mashtrojë zemrën e vet,+ adhurimi i tij është i kotë.+ 27 Adhurimi i pastër+ dhe i pandotur+ nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë, është ky: të kujdesesh për jetimët+ dhe vejushat+ në vështirësitë e tyre+ dhe ta ruash veten të panjollë+ nga bota.+