Levitiku
19 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaji tërë asamblesë së bijve të Izraelit: ‘Duhet të jeni të shenjtë,+ sepse unë, Jehovai, Perëndia juaj, jam i shenjtë.+
3 Duhet t’i frikësoheni nënës e babait+ dhe të mbani sabatet e mia.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 4 Mos u ktheni te perënditë e kota+ dhe mos bëni perëndi me metal të derdhur.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
5 Në rast se i bëni Jehovait një flijim në bashkësi,+ duhet ta bëni në një mënyrë që të miratoheni.+ 6 Flijimi duhet ngrënë ditën që paraqitet ose të nesërmen, kurse atë që mbetet deri ditën e tretë, duhet ta digjni në zjarr.+ 7 Nëse hahet ditën e tretë, është gjë e ndyrë,+ dhe ai flijim nuk do të miratohet.+ 8 Ai që e ha, do të përgjigjet për fajin e tij,+ sepse ka përdhosur një gjë të shenjtë të Jehovait, dhe ai shpirt do të shfaroset nga populli.
9 Kur të korrni arat, mos i korrni deri në cep, dhe kallëzat e mbetura nga korrja, mos i mblidhni.+ 10 Mos mblidhni as atë që mbetet+ në vresht dhe kokrrat e shpërndara të rrushit. Përkundrazi, lërini për të varfrin dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
11 Mos vidhni,+ mos mashtroni+ dhe mos veproni pabesisht me shokun.+ 12 Mos u betoni në emrin tim për një gënjeshtër,+ që të mos e përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Jehovai. 13 Mos ia ha hakun+ tjetrit dhe mos grabit.+ Mos ia mbaj pagën mëditësit gjithë natën deri në mëngjes.+
14 Mos e mallko të shurdhrin dhe mos i vër pengesë një të verbri,+ por frikësoju Perëndisë tënd.+ Unë jam Jehovai.
15 Mos bëni padrejtësi kur gjykoni. Mos mbani anën+ e të varfrit, as mos anoni nga pasaniku.+ Duhet ta gjykosh shokun me drejtësi.
16 Mos shko vërdallë të shpifësh+ nëpër popullin tënd dhe mos u ngri t’i marrësh jetën tjetrit.+ Unë jam Jehovai.
17 Mos e urre vëllanë në zemrën tënde.+ Duhet ta qortosh patjetër shokun,+ që të mos mbash mëkatet e tij.
18 Mos merr hak+ dhe mos u mbaj mëri bijve të popullit tënd.+ Duaje tjetrin si veten.+ Unë jam Jehovai.
19 Duhet të zbatoni ligjet e mia: mos çifto dy lloje kafshësh shtëpiake. Mos mbill në arë dy lloje farash+ dhe mos vish një rrobë të endur me dy lloje fijesh.+
20 Në rast se një burrë shtrihet me një grua dhe ka lëshim fare, ndërkohë që ajo është shërbyese, i është premtuar dikujt tjetër, por nuk është shpenguar dhe nuk e ka fituar lirinë, duhet dhënë ndëshkimi i duhur. Megjithatë, nuk do të vriten, sepse ajo nuk ishte e lirë. 21 Ai do të sjellë një dash si blatim për fajin para Jehovait,+ në hyrje të tendës së takimit. 22 Prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që bëri, duke paraqitur para Jehovait dashin e blatimit për fajin, dhe mëkati do t’i falet.+
23 Kur të hyni në atë vend dhe të mbillni ndonjë pemë frutore, fryti i saj do të jetë i papastër për ju, siç është një i parrethprerë. Për tre vjet ajo do të jetë e parrethprerë për ju. Frytet e saj nuk duhen ngrënë. 24 Kurse vitin e katërt tërë frytet e saj+ do të jenë një gjë e shenjtë dhe do t’i paraqiten Jehovait në një festë të gëzueshme.+ 25 Vitin e pestë mund t’i hani frytet e saj, dhe ato do t’u shtohen prodhimeve tuaja.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
27 Mos i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës dhe mos i shkurtoni cepat e mjekrës.*+
28 Mos bëni prerje në trup për një shpirt të vdekur,+ e as tatuazhe. Unë jam Jehovai.
29 Mos e përdhos tët bijë, duke e bërë prostitutë,+ që vendi të mos jepet pas kurvërisë e të mbushet me shthurje morale.+
30 Duhet të mbani sabatet e mia+ dhe duhet të keni nderim të thellë për shenjtëroren time.+ Unë jam Jehovai.
31 Mos iu drejtoni mediumeve*+ dhe mos u këshilloni me ndonjë që ka si zanat parathënien e ngjarjeve,+ që të mos ndoteni prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
32 Duhet të ngrihesh në këmbë para flokëzbardhurit.+ Trego nderim për të moshuarin+ dhe frikësoju Perëndisë tënd.+ Unë jam Jehovai.
33 Mos e keqtrajtoni atë që banon si i ardhur në vendin tuaj.+ 34 Ai që banon si i ardhur mes jush, duhet të jetë njësoj si vendësit.+ Duajeni si veten, sepse edhe ju ishit të huaj në Egjipt.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
35 Mos bëni padrejtësi kur gjykoni,+ kur matni, kur peshoni+ dhe kur matni vëllimin. 36 Duhet të keni peshore të saktë,+ pesha të sakta, efë të saktë dhe hin të saktë. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxora nga Egjipti. 37 Ndiqni e zbatoni tërë ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore.+ Unë jam Jehovai.’»