Zbulesa
14 Unë pashë Qengjin+ që qëndronte në malin e Sionit,+ dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë,+ që kishin të shkruar në ballë emrin e tij dhe emrin e Atit+ të tij. 2 Dëgjova një zë nga qielli, si zhurma e ujërave+ të shumta dhe si gjëmimi i një bubullime të fortë. Zëri që dëgjova, ishte si zëri i këngëtarëve, i shoqëruar nga zëri i harpave,+ të cilave ata u binin. 3 Ata këndojnë+ një si këngë të re+ para fronit dhe para katër krijesave të gjalla+ e pleqve.+ Askush nuk ishte në gjendje ta mësonte atë këngë, përveç njëqind e dyzet e katër mijëve,+ të cilët ishin blerë+ nga toka. 4 Këta nuk janë ndotur me gra,+ pra, janë të virgjër.+ Ata vazhdojnë të ndjekin Qengjin, kudo që të shkojë.+ Janë blerë+ nga gjiri i njerëzimit si fryte të para+ për Perëndinë dhe për Qengjin. 5 Në gojën e tyre nuk u gjet asnjë gënjeshtër.+ Ata janë të patëmetë.+
6 Pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit+ dhe kishte një lajm të mirë+ të përhershëm, që t’ua shpallte si sihariq atyre që banojnë në tokë, çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli,+ 7 dhe thoshte me një zë të fortë: «Kini frikë Perëndinë+ dhe jepini lavdi,+ sepse mbërriti ora e gjykimit+ prej tij! Adhuroni Atë që bëri+ qiellin, tokën, detin dhe burimet e ujërave!»+
8 Një engjëll i dytë e ndoqi dhe tha: «Ra! Ra Babilonia+ e Madhe,+ ajo që i bëri të gjitha kombet të pinin verën+ e zemërimit, verën e kurvërisë së saj!»+
9 Një engjëll i tretë i ndoqi dhe tha me zë të fortë: «Nëse dikush adhuron bishën+ dhe shëmbëlltyrën e saj,+ dhe merr një damkë mbi ballë ose mbi dorë,+ 10 do të pijë edhe verën e zemërimit të Perëndisë, e cila është derdhur e paholluar në kupën e zemërimit të tij.+ Ai do të mundohet+ me zjarr dhe squfur+ para engjëjve të shenjtë dhe para Qengjit. 11 Tymi i mundimit të tyre ngjitet lart në jetë të jetëve.+ Nuk do të ketë prehje as ditë, as natë, për ata që adhurojnë bishën dhe shëmbëlltyrën e saj dhe për këdo që merr damkën+ e emrit të saj. 12 Këtu kërkohet qëndrueshmëri nga të shenjtët,+ që mbajnë urdhërimet e Perëndisë+ dhe besimin+ te Jezui.»
13 Dëgjova një zë nga qielli që tha: «Shkruaj: lum ata që vdesin+ në unitet me Zotërinë,+ që tani e tutje!+ Po, thotë fryma, le të prehen nga mundimet e tyre, sepse veprat që bënë, shkojnë menjëherë pas tyre.»
14 Pastaj pashë një re të bardhë, dhe në re rrinte ulur dikush që i ngjante një biri njeriu,+ me një kurorë të artë+ mbi krye dhe me një drapër të mprehtë në dorë.
15 Një engjëll tjetër doli nga shenjtërorja e tempullit, duke iu drejtuar me një zë të fortë atij që rrinte ulur në re: «Vër draprin dhe korr,+ sepse erdhi ora e korrjes, dhe të korrat+ e tokës janë plotësisht të pjekura.»+ 16 Dhe ai që rrinte ulur në re, i vuri draprin tokës, dhe toka u korr.
17 Një tjetër engjëll doli përsëri nga shenjtërorja e tempullit, që gjendet në qiell.+ Edhe ai kishte një drapër të mprehtë.
18 Një tjetër engjëll doli nga altari, dhe kishte autoritet mbi zjarrin.+ Ai i thirri me zë të fortë atij që kishte draprin e mprehtë dhe i tha: «Vër draprin e mprehtë dhe vil bistakët e hardhisë së tokës,+ sepse rrushi i saj është pjekur.» 19 Atëherë engjëlli+ i vuri draprin tokës, voli hardhinë+ e tokës dhe e hodhi rrushin në shtypësen e madhe të zemërimit të Perëndisë.+ 20 Rrushi u shtyp jashtë qytetit,+ dhe nga shtypësja doli gjak, sa arriti frerët e kuajve,+ deri në një largësi prej një mijë e gjashtëqind stadësh.*+