1Ë «Zotëria i vërtetë»—Heb., haʼAdhóhn
Titulli ʼAdhóhn, pra «Zotëri», kur paraprihet nga nyja shquese ha formon shprehjen haʼAdhóhn, pra «Zotëria i vërtetë». Në tekstin M përdorimi i nyjës shquese ha përpara titullit ʼAdhóhn, e kufizon përdorimin e këtij titulli vetëm për Perëndinë Jehova.
Në tekstin M shprehja haʼAdhóhn shfaqet nëntë herë, domethënë te: Da 23:17; 34:23; Is 1:24; 3:1; 10:16, 33; 19:4; Mi 4:13; Ma 3:1.
Shumësi i fjalës ʼadhóhn është ʼadhoním. Në tekstin M shprehja haʼadhoním, pra «zotërinjtë», shfaqet dy herë, domethënë te Lp 10:17; Ps 136:3.