1F Tituj dhe terma përshkrues që përdoren për Jehovain
ATI. Heb., ʼAv; Gr., Patér; Lat., Páter; si Krijuesi (Is 64:8); si ai që u jep jetën e përhershme të gjithë atyre që tregojnë besim. (Gjo 5:21) Shprehja «Atë i Shenjtë» përdoret vetëm për Jehovain.—Gjo 17:11. Krahaso Mt 23:9.
BËRËSI. Heb., ʽOséh. (Ps 115:15; Jr 10:12) BËRËSI I MADH.—Is 54:5.
I LASHTI I DITËVE. Aram., ʽAttíq Yohmín, që do të thotë «i shkuar në moshë [ose i moçëm]».—Dn 7:9, 13, 22.
I PLOTFUQISHMI. Heb., Shadái, është në shumës për të treguar shkëlqesinë. Shfaqet 41 herë dhe është përkthyer «i Plotfuqishmi». (Zn 49:25; Ps 68:14) Fjala korresponduese në Shkrimet e Krishtere Greke është Pantokrátor dhe do të thotë «i Plotfuqishmi» ose «Sundimtar mbi gjithçka; Dikush që ka gjithë fuqinë». (2Ko 6:18; Zb 15:3) Shprehja ʼEl Shadái, pra «Perëndi i Plotfuqishëm», shfaqet shtatë herë në tekstin M dhe tregon se Jehovai ka një fuqi të pakundërshtueshme.—Zn 17:1; Da 6:3.
I SHENJTË, I SHENJTË, I SHENJTË. Heb., kadhóhsh, kadhóhsh, kadhóhsh. Kjo shprehje që përdoret për Jehovain përfshin shenjtërinë, pastërtinë dhe dëlirësinë, në shkallën më të lartë.—Is 6:3; Zb 4:8.
JEHOVAI I USHTRIVE. Kjo shprehje, me ndryshime të vogla, shfaqet 238 herë në tekstin M. Ajo shfaqet dy herë edhe në Shkrimet e Krishtere Greke, ku Pavli dhe Jakovi cituan ose përmendën tërthorazi profeci të Shkrimeve Hebraike. (Shih Ro 9:29; Jk 5:4.) Shprehja «Jehovai i ushtrive» tregon fuqinë që zotëron Sundimtari i universit, i cili ka nën komandë forca të stërmëdha me krijesa frymore.—Ps 103:20, 21; 148:2; Is 1:24; Jr 32:17, 18. Shih shtojcën 1D.
KRIJUESI. Heb., Bohréʼ. (Is 40:28; 42:5) KRIJUESI I MADH.—Ek 12:1.
MADHËRIA. Gr., Megalosíne, tregon pozitën e tij shumë të ngritur dhe më të lartë. (Krahaso He 1:3; 8:1.) I MADHËRISHMI. Heb., ʼAdír.—Is 33:21.
MBIKËQYRËSI I SHPIRTRAVE TUAJ.—1Pj 2:25.
MBRETI I KOMBEVE. Heb., Mélekh hagohjím.—Jr 10:7.
MBRETI I PËRJETËSISË. Gr., Basiléus ton aiónon.—Krahaso 1Ti 1:17.
MË I LARTI. Heb., ʽEljóhn.—Lp 32:8; Ps 9:2; 83:18.
MË I SHENJTI. Heb., Kedhoshím, shumës që tregon shkëlqesi dhe madhëri.—Pr 30:3.
MËSUESI. Heb., Mohréh. (Job 36:22) MËSUESI I MADH.—Is 30:20.
PERËNDIA. Heb., ʼEl, pa nyjë shquese, ka të ngjarë që ka kuptimin «i Fuqishmi; i Forti».—Zn 14:18.
PERËNDIA. Heb., ʼElóhah, numri njëjës i fjalës ʼElohím, pa nyjën shquese. Shfaqet 41 herë te Jobi dhe 16 herë në libra të tjerë.—Jobi 3:4.
PERËNDIA. Heb., ʼElohím, pa nyjën shquese. Në botimin The American Journal of Semitic Languages and Literatures, vëll. XXI, Çikago dhe Nju-Jork, 1905, fq 208, Aaron Emberi shkroi: «Që gjuha e B[esëlidhjes] së V[jetër] ka hequr dorë plotësisht nga ideja e shumësit te fjala אלהים [ʼElohím] (siç përdoret për Perëndinë e Izraelit], shihet sidomos nga fakti se ajo ndërthuret pothuajse gjithmonë me një kallëzues në njëjës dhe merr veçorinë e një mbiemri në njëjës. . . . Megjithatë אלהים [ʼElohím] duhet shpjeguar si një fjalë në numrin shumës intensiv, e cila tregon madhështi e madhëri dhe është njësoj me togfjalëshin Perëndia i Madh. Ajo renditet me shumësin e fjalëve אדנים [ʼadhoním, pra, «zotëri»] dhe בעלים [beʽalím, pra, «pronar; zotëri»], që janë përdorur për qeniet njerëzore.» Fjala ʼElohím tërheq vëmendjen te forca e Jehovait si Krijuesi, dhe shfaqet 35 herë te tregimi për krijimin.—Zn 1:1-2:4.
PERËNDIA I GJALLË. Heb., ʼElohím, me mbiemrin në shumës haijím (Lp 5:26); ose me mbiemrin në njëjës hai (Is 37:4, 17); Gr., Theós zon.—Krahaso He 3:12.
PERËNDIA I LUMTUR. Gr., makários Theós.—Krahaso 1Ti 1:11.
PERËNDIA I MADH. Aram., ʼEláh rav.—Dn 2:45.
PERËNDIA I PERËNDIVE (ZOTËRIA I ZOTËRINJVE).—Lp 10:17; Dn 2:47.
PERËNDIA I PËRJETËSISË. Heb., ʼEl ʽohlám.—Zn 21:33.
PERËNDIA I SË VËRTETËS. Heb., ʼEl ʼeméth, tregon se Jehovai thotë të vërtetën dhe është i besueshëm në gjithçka që bën.—Ps 31:5.
PERËNDIA I SHENJTË. Heb., ʼElohím kedhoshím.—Js 24:19.
PERËNDIA I VËRTETË. Heb., haʼElohím.—Shih shtojcën 1DH.
PERËNDIA I VËRTETË. Heb., haʼÉl.—Shih shtojcën 1E.
PERËNDIA JEHOVA.—Zn 2:4. Shih shtojcën 1A.
SHKËMBI. Heb., hacCúr. (Lp 32:4) Në mënyrë të figurshme përdoret për të përshkruar cilësitë e Jehovait si: i përsosur, i drejtë, besnik dhe i ndershëm; si atë (Lp. 32:18); si një fortesë (2Sa 22:32; Is 17:10); si një kala dhe strehë e sigurt (Ps 62:7; 94:22); si burim shpëtimi.—Lp 32:15; Ps 95:1.
SHPËTIMTARI. Heb., Mohshíaʽ (Is 43:11; 45:21); Gr., Sotér.—Krahaso Lu 1:47.
TEJET I LARTI. Aram., ʽElyohnín.—Dn 7:18, 22, 27.
UNË DO TË BËHEM ÇDO GJË QË DUA TË BËHEM.—Da 3:14.
XHELOZ. Heb., Kanáʼ, do të thotë «që kërkon t’i përkushtohesh vetëm atij».—Da 34:14, shënimi; shih edhe Ezk 5:13.
ZOTËRIA I VËRTETË. Heb., haʼAdhóhn.—Shih shtojcën 1Ë.