1E «Perëndia i vërtetë» ose «Perëndia»—Heb., haʼÉl
Kur titulli ʼEl, paraprihet nga nyja shquese ha, formon shprehjen haʼÉl. Kjo shprehje shfaqet 32 herë në njëjës në tekstin M dhe i referohet gjithnjë Perëndisë së vërtetë, Jehovait. Gesenius’ Hebrew Grammar (GK), § 126 e, e përkthen shprehjen haʼElohím dhe haʼÉl me togfjalëshin «i vetmi Perëndi i vërtetë».
Përkthimi Bota e Re e përkthen shprehjen haʼÉl me togfjalëshin «Perëndia i vërtetë» ose thjesht «Perëndia» në 32 vendet ku shfaqet në njëjës në tekstin M, përkatësisht te: Zn 31:13; 35:1, 3; 46:3; Lp 7:9; 10:17; 33:26; 2Sa 22:31, 33, 48; Ne 1:5; 9:32; Jb 13:8; 21:14; 22:17; 31:28; 33:6; 34:10, 37; 40:9; Ps 18:30, 32, 47; 57:2; 68:19, 20; 77:14; 85:8; Is 5:16; 42:5; Jr 32:18; Dn 9:4.
Numri shumës i fjalës ʼel është ʼelím. Në tekstin M, fjala ʼelím shfaqet një herë, e paraprirë nga nyja shquese, përkatësisht, te Da 15:11, ku ajo i referohet perëndive të tjera.