ABI-ALBONI
Beniaminit dhe luftëtar i shquar mes 37 luftëtarëve më trima të mbretit David. (2Sa 23:31) Duhet të ketë qenë Abieli që përmendet në fragmentin paralel të 1 Kronikave 11:32. Quhet arbathit, mbase ngaqë ishte nga Beth-Arabahu, një qytet në skajin verior të Detit të Vdekur, afër kufirit mes Beniaminit dhe Judës. (Js 15:6; 18:18, 21, 22) Ai tregoi trimëri në luftë, siç kishte profetizuar Jakobi për fisin e Beniaminit në shtratin e vdekjes.—Zn 49:27.