AHINOAMI
[vëllai është kënaqësi].
1. Gruaja e mbretit Saul, e bija e Ahimaazit dhe me sa duket nëna e Jonatanit.—1Sa 14:49, 50.
2. Gruaja jezrelite e Davidit. (1Sa 25:43; 2Sa 2:2) Ajo e shoqëroi Davidin gjatë mërgimit në Filisti; e morën robinjë plaçkitësit amalekitë në Ziklag dhe shpëtoi e palënduar. (1Sa 27:3; 30:5, 18) Më vonë, në Hebron, ajo lindi Amnonin, djalin e parëlindur të Davidit.—2Sa 3:2; 1Kr 3:1.