AHINADABI [vëllai është i gatshëm (fisnik; bujar)]. Një nga 12 nëpunësit që kishin përgjegjësinë të siguronin ushqim për familjen mbretërore të Solomonit një muaj në vit. (1Mb 4:7, 14) Ai banonte në Mahanaim, kurse territori që i ishte caktuar gjendej në jug të Galaadit.