MASHI
Pasardhës i Semit nëpërmjet Aramit. (Zn 10:22, 23; 1Kr 1:17, Sy dhe gjashtë dorëshkrime hebraike.) Te 1 Kronikave 1:17, në tekstin masoretik thuhet «Mesheku» në vend të «Mashi». Megjithatë, ka shumë të ngjarë që ky të jetë gabim kopjimi, pasi Mesheku përmendet ndër «bijtë» e Jafetit.—Zn 10:2; 1Kr 1:5.
Disa e lidhin Mashin dhe pasardhësit e tij me Mons-Masin, një rajon malor në Mesopotaminë Veriore i përmendur nga gjeografi grek Straboni. (Gjeografia, 16, I, 23) Të tjerë e lidhin Mashin me një pjesë të shkretëtirës Siro-Arabike që në analet asiriane quhet «(vendi i) Mashit» dhe përshkruhet si «shkretëtira ku mbretëron etja zhuritëse, ku nuk ka as zogj në qiell dhe nuk kullotin as gomarë të egër (e as) gazela».—Archaeology and the Old Testament, nga M. F. Angëri, 1964, f. 98; Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. B. Priçardi, 1974, f. 299.