Mbledhjet e Shërbimit për tetorin
Java që fillon më 2 tetor
Kënga 5 (46)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Lavdëroni gjithmonë Jehovain.» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso aplikimin e shkrimeve të cituara.
20 min.: «Ofro revistat në çdo rast.» Trajto pika kryesore dhe pastaj rishiko artikuj që mund të përdoren në ofrimin e numrave të fundit. Përgatit dy ose tre prezantime për të demonstruar. Sigurohu që të përfshish sugjerime kur u bëhet e ditur njerëzve se ata mund të bëjnë një kontribut për veprën ndërkombëtare.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 9 tetor
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale. Ose një fjalim i mbajtur nga një plak, i bazuar në Kullën e Rojës të 15 tetorit 1995, në faqet 25-27 me temë, «Përjashtimi: një masë e dashur?»
20 min.: «A po qëndroni zgjuar duke shmangur shpërqendrimet?» Me pyetje dhe përgjigje. Nëse të lejon koha bëj komente të mëtejshme të bazuara në Kullën e Rojës të shtatorit 1992, në faqet 20-22.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 tetor
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Tërhiq vëmendjen mbi broshurën Lajm i mirë për të gjitha kombet, i cili siguron një prezantim nga dera në derë në 59 gjuhë të ndryshme. Inkurajo përdorimin e kësaj broshure kur takohen persona të huaj në territor. Mund të porositet në repartin e literaturës.
15 min.: «Dëshmitarët e Jehovait dhe Arsimimi.» Plaku i kongregacionit, duke përdorur shënimet e marra në fjalimin e kongresit, trajton me auditorin pjesë nga broshura e re. Paraqet një demonstrim të përgatitur mirë, duke treguar se si një prind flet me një mësues ose drejtor shkolle dhe paraqet broshurën. Inkurajo ata që kanë fëmijët në shkollë për ta shpërndarë broshurën sipas direktivës së dhënë në fjalimin e kongresit, nëse tashmë nuk kanë bërë kështu.
20 min.: «Rivizita me një qëllim.» Trajto synimet që kemi kur bëjmë rivizita. Përgatit për të demonstruar dy prezantime të ndryshme nga lajmëtarë të aftë. Lajmëtari të shpjegojë se si financohet kjo vepër.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 tetor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.
15 min.: «Ne kemi nevojë për kongregacionin.» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: Drejto interesin nga organizata. Mbikëqyrësi i shërbimit drejton një bisedë me dy ose tre lajmëtarë, duke përdorur broshurën Dëshmitarët e Jehovait—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën. Shpjego përse është e dobishme t’i bëjmë të vetëdijshëm personat e interesuar se si funksionon organizata, si janë të organizuara veprimtaritë e ndryshme dhe se si mund të jenë të përfshirë edhe ata. Rishiko disa pika nga faqet 14 dhe 15 të temës: «Mbledhje që na nxisin në dashuri dhe vepra të shkëlqyera.» Një grup prej dy ose tre lajmëtarësh demonstron se si ky material mund të përfshihet në një bisedë gjatë një rivizite ose studimi biblik për të ndihmuar një person të interesuar që të çmojë nevojën për të marrë pjesë.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 tetor
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale. Me ardhjen e ditëve të festave botërore në muajt nëntor dhe dhjetor inkurajo të gjithë që të konsiderojnë futjen në radhët e pionierëve ndihmës.
15 min.: A ke bërë përpjekje për të vizituar ata që të janë referuar? Fjalim. Disa lajmëtarë kanë mundur për të filluar studime biblike në këtë mënyrë: Pasi kanë studiuar me një person të interesuar për disa kohë, e kanë pyetur atë nëse njeh ndonjë midis miqve të tij, kushërinjve apo shokëve që mund të ketë interes për një studim biblik. Shpesh kanë marrë disa emra. Kërkoji nëse ti mund të përdorësh emrin e tij kur të vizitosh këta persona. Kur të bësh vizitën mund të thuash: «Filani është gëzuar aq shumë duke studiuar Biblën saqë ai mendon se edhe juve do t’ju pëlqente të përfitonit nga programi ynë i lirë i studimit biblik.» Kjo gjë mund të sigurojë një listë të dobishme rivizitash që mund të kthehen në studime biblike produktive. Përfshij një ose dy përvoja të treguara nga lajmëtarë që kanë gjetur persona të interesuar ose kanë nisur studime të reja në këtë mënyrë.
20 min.: Të ofrojmë në nëntor librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mbikëqyrësi i shërbimit do të trajtojë se si mund të prezantohet ky libër, duke nxjerrë në pah vlerën e tij të veçantë në territorin tonë. Do të përgatisë dy ose tre demonstrime, duke ndjekur sugjerimet që vijojnë: (1) Duke u bazuar tek ilustrimet dhe tek përmbajtja në faqen 5. (2) Duke përdorur shembullin që bëhet në faqet 130 dhe 131 të librit e duke lexuar Hebrenjve 3:4. (3) Duke përdorur informacionet e nëntitullit: «Ta shoh, pa ta besoj» në faqet 186, 187 e duke trajtuar shkrimin e Romakëve 1:20. Të japë sugjerime se si t’ia ofrojmë librin të gjithë atyre që studiojnë, atyre me të cilët kemi një itinerar revistash, mësuesve dhe shokëve të shkollës, duke shfrytëzuar kështu çdo rast për të dhënë dëshmi.
Kënga 17 (187) dhe lutja përmbyllëse.