BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/98 f. 1
  • A do të jetë gushti një muaj i shquar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do të jetë gushti një muaj i shquar?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Një mijë e pesëqind!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Lajme teokratike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • A jemi lajmëtarë të rregullt të Mbretërisë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Gushti, muaj historik plot aktivitet!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 8/98 f. 1

A do të jetë gushti një muaj i shquar?

1 Viti 1963 ishte një vit i shquar për popullin e Jehovait. A e dini përse? Pikërisht këtë vit, numri i lajmëtarëve në të gjithë botën arriti shifrën një milion. Nëse në atë kohë ke qenë në të vërtetën, mund të kujtosh se sa të ngazëlluar ishim që kaq shumë lajmëtarë predikonin mesazhin e Mbretërisë! Tani, jemi të lumtur të themi që në Shqipëri, në muajin prill, maksimumi i lajmëtarëve arriti shifrën 1338. Megjithatë, çdo muaj, shumë lajmëtarë nuk dorëzojnë një raport shërbimi.

2 Prano sfidën: Gjatë gushtit ne po përpiqemi të arrijmë maksimumin e një mijë e pesëqind lajmëtarëve në Shqipëri. Nëse përpjekjet tona janë të suksesshme, gushti do të jetë me të vërtetë një muaj i shquar! Ne mund ta arrijmë këtë, nëse secili prej nesh bën pjesën e tij. Më poshtë jepen disa sugjerime.

3 Ata që planifikojnë të shkojnë me pushime, mund të harxhojnë njëfarë kohe në shërbim përpara se të nisen. Merrni me vete fletushka, broshura ose revista, që të mund t’u jepni dëshmi njerëzve që takoni gjatë udhëtimit. Gjithashtu, në vendin ku do të qëndroni, mund të gëzoni pjesëmarrjen në shërbim me lajmëtarët vendas.

4 Nëse je i paaftë fizikisht, prapëseprapë mund të marrësh pjesë në shërbim. Mund t’u dëshmosh mjekëve, infermierëve ose atyre që të vizitojnë. Ndoshta mund të dëshmosh me anë të letrave ose telefonit.

5 Disa pa dyshim do ta çmojnë ndihmën që u ofrohet për të marrë pjesë në shërbim gjatë gushtit. Pleqtë, shërbëtorët ndihmës dhe drejtuesit e studimeve të librit, duhet të marrin masa për të siguruar këtë ndihmë. Sido që të jetë, mos harro të dorëzosh menjëherë në fund të muajit raportin tënd të shërbimit që të llogaritesh si lajmëtar në gusht.

6 Çmoje privilegjin: Shërbimi është një «mirëbesim i shkëlqyer». (2. Tim. 1:14, BR) Ne e çmojmë privilegjin që na është dhënë për të predikuar lajmin e mirë. (1. Sel. 2:4) Kur shqyrtojmë të gjithë atë që Jehovai ka bërë për ne, duhet të nxitemi që gjatë gjithë vitit të kemi një pjesëmarrje të vazhdueshme në këtë vepër kaq të rëndësishme. Nuk duhet të lejojmë asgjë që të na pengojë të predikojmë rregullisht. Le ta bëjmë gushtin e këtij viti një muaj të shquar në shërbimin e Jehovait dhe pas kësaj të vendosim që të dëshmojmë për të çdo muaj!—Psal. 34:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo