BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/00 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Nëntema
  • Java që fillon më 10 janar
  • Java që fillon më 17 janar
  • Java që fillon më 24 janar
  • Java që fillon më 31 janar
  • Java që fillon më 7 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 1/00 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 10 janar

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Të bëjmë të njohur në të gjithë tokën emrin e Jehovait.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente lidhur me dëshminë joformale nga libri Të organizuar, faqet 93, 94.

20 min.: Të bëjmë një zgjedhje ligjore për një trajtim mjekësor pa gjak. (Vep. 15:28, 29) Një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar trajton rëndësinë e plotësimit të kartës Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Pas kësaj mbledhjeje, Dëshmitarëve të pagëzuar që dëshirojnë të kenë një kartë të re do t’u jepet një e tillë dhe ata që kanë fëmijë të papagëzuar mund të marrin një Kartë Identiteti për secilin fëmijë. Kjo kartë nuk duhet mbushur po atë mbrëmje. Ato duhen mbushur me kujdes në shtëpi, por JO të firmosen. Firmosja, dëshmitarët dhe vënia e datës për të gjitha kartat do të bëhet pas Studimit të Librit të Kongregacionit për javën pasuese, në prani të drejtuesit të studimit të librit nëse është e nevojshme. Përpara firmosjes, të sigurohemi që kartat janë plotësuar krejtësisht. Ata që firmosin si dëshmitarë duhet që faktikisht ta shohin se zotëruesi i kartës e firmos atë. Duke ua përshtatur frazat e kësaj karte rrethanave dhe bindjeve të tyre, lajmëtarët e papagëzuar mund të shkruajnë vendimin e tyre me qëllim që ta përdorin për vete dhe për fëmijët e tyre. Drejtuesit e studimit të librit duhet të sigurohen që të gjithë ata që janë caktuar në grupin e tyre të kenë ndihmën që dëshirojnë për plotësimin e kartës Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm.

Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 janar

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Të përdorim fletushkat për të filluar biseda.» Rishiko katër nga fletushkat që përdoren zakonisht në territor. Bëj një pyetje së cilës i jepet përgjigje në çdonjërën fletushkë. Ftoje auditorin të sugjerojë se si mund të përdoren pyetjet për të filluar biseda dhe mundësisht për t’i hapur rrugën fillimit të studimeve biblike. Demonstro se si mund të bëhet kjo duke përdorur dy nga fletushkat.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 janar

Kënga 5 (46)

10 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë.

15 min.: «T’i kushtojmë vëmendje çdo ditë Fjalës së Jehovait!» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Inkurajoi të gjithë që të përdorim sa më mirë broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë​—2000. Përfshi komente nga parathënia në faqet 3, 4. Ftoji lajmëtarët që të tregojnë se si bëjnë një përpjekje të veçantë për të shqyrtuar shkrimin dhe komentin çdo ditë.

20 min.: «A do të jemi edhe ne atje?» Fjalim dhe përvoja, drejtuar nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Grumbullimet e mëdha kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e popullit të Perëndisë, që nga kohët biblike deri në ditët tona. [Shiko w98 1/3 faqet 8, 9, par. 3-6; w95 15/4 faqe 11, par. 4; librin Lajmëtarët, faqe 254, par. 1-3 (angl.) dhe Mendjehollësi, vëllimi 1, faqe 821, par. 5 (anglisht).] Inkurajoi të gjithë të fillojnë të bëjnë që tani përgatitjet për të ndjekur të trija ditët e kongresit krahinor të këtij viti. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si kanë qenë shpërblyer në kuptim frymor përpjekjet e tyre të zellshme në të kaluarën për të qenë të pranishëm në kongres.

Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 31 janar

Kënga 25 (204)

12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për janarin. Përmend ofertën e literaturës për shkurtin, libri Familja. Demonstro se si tri pyetjet në kutinë në faqen 12 të librit, mund të përdoren si bazë për ta futur në bisedë një person.

15 min.: Përgjigjja e një pyetjeje për ‘Shënimin’. Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 15 korrik 1999, faqet 29-31.

18 min.: Si t’i ndihmojmë të tjerët që të identifikojnë fenë e vërtetë? Diskutim ndërmjet një shërbëtori ndihmës ose një vëllai të kualifikuar dhe dy a tre lajmëtarëve të aftë, rreth faktit se si njerëzve mund t’u bëjmë përshtypje si Dëshmitarë të Jehovait, por nuk e kuptojnë qartë ndryshimin mes fesë tonë dhe feve të tjera. Shqyrto dhjetë pikat që trajtohen në w96 15/4 faqet 16-21, par. 3-17. Shpjego se si njohja e këtyre faktorëve, mund ta ndihmojë një person të sinqertë që të shohë jo vetëm ndryshimin ndërmjet adhurimit të rremë e atij të vërtetë, por edhe të ndiejë nevojën për të mësuar nga populli i Jehovait dhe për t’u shoqëruar me ne.

Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 7 shkurt

Kënga 12 (113)

8 min.: Njoftime lokale.

17 min.: Shqyrtimi i librit Profecitë e Danielit. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Rishiko pikat kryesore të librit të ri, si: titujt tërheqës të kapitujve, ilustrimet e gjalla, kutitë me pyetje zhbiruese në fund të çdo diskutimi, hartat dhe tabelat që sqarojnë hollësirat. Shqyrto shpjegimet inkurajuese lidhur me atë se si Mikaeli do të «ngrihet» në një mënyrë të veçantë (faqet 288-290). Diskuto se sa e rëndësishme është që të jemi të qëndrueshëm si mësues të Fjalës së Perëndisë (faqet 311-312). Të gjithë ne duhet ta lexojmë me kujdes këtë libër dhe të nxitim edhe personat e interesuar që të veprojnë po njësoj.

20 min.: Ata bënë një zgjedhje të mençur. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 15 tetor 1997, faqet 19-21, par. 3-16. Përmend shprehje nga pionierë të ndryshëm që tregojnë se përse mendojnë që e kanë përdorur jetën në mënyrën më shpërblyese e më të dobishme. Inkurajoi të gjithë të pranishmit që të vlerësojnë mundësitë e tyre për të shërbyer si pionierë.

Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo