BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/02 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 mars
  • Java që fillon më 18 mars
  • Java që fillon më 25 mars
  • Java që fillon më 1 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 3/02 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 mars

Kënga 12 (113)

13 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime, ku në njërin të prezantohet Kulla e Rojës e 15 marsit dhe në tjetrin revista Zgjohuni! e marsit.

12 min.: Të mbajmë asnjanësinë tonë të krishterë. Fjalim nga një plak i aftë. Shfaqja e ndjenjave patriotike është bërë më e përhapur në shkollë, në vendin e punës dhe në zonën ku banojmë. Për shumë veta, nxitja e patriotizmit është një mënyrë për të mposhtur ankthin dhe dhembjen e shkaktuar nga tragjeditë kombëtare. Ndonëse edhe ne ndiejmë dhembje për atë që shohim në botë, e kuptojmë çështjen më të madhe të sovranitetit universal dhe ngushëllohemi nga mesazhi i Mbretërisë. Kur u shpjegojmë me takt të tjerëve përse nuk marrim pjesë në veprimtaritë nacionaliste, duhet edhe të ndajmë me ta ngushëllimin dhe shpresën që kemi gjetur në Fjalën e Perëndisë. Broshura Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi, faqet 20-24, poshtë nëntitullit ‘Nderimi i flamurit’ shpjegon se për ç’arsye nuk marrim pjesë në ceremonitë patriotike. Diskuto pikat kryesore dhe nxiti prindërit që ta shqyrtojnë me kujdes këtë informacion me fëmijët e tyre. Trego përvojën që gjendet në faqen 20 të broshurës. Thekso nevojën për t’i dhënë Jehovait devocion ekskluziv, ndërkohë që respektojmë autoritetin qeveritar.

20 min.: «‘Të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera.’»a Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Nxiti të gjithë të marrin pjesë plotësisht në shërbim, ndërsa përgatiten për kremtimin e Përkujtimit më 28 mars. Trego se si mund të përdoren në mënyrën më të efektshme ftesat e shtypura. Ftoji lajmëtarët të tregojnë se si arritën t’i bënin të afërmit, fqinjët, studentët e Biblës dhe të interesuarit e tjerë që të ndiqnin Përkujtimin vitin e kaluar dhe çfarë gëzimi u solli kjo gjë. Të gjithë ata që kanë mundësi nxiti që të shërbejnë si pionierë ndihmës në prill dhe që të marrin një kërkesë pas mbledhjes.

Kënga 21 (191), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 mars

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Diskuto «Përkujtues për Përkujtimin». Nxiti të gjithë të ndjekin leximin e Biblës për Përkujtimin, të programuar për periudhën 23-28 mars, siç tregohet në broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë​—2002.

15 min.: «Të bashkuar me gëzim me Jehovain dhe Birin e tij.» Fjalim motivues i bazuar në Shkrime, mbajtur nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Nxiti të gjithë të bëjnë një përpjekje më të madhe se zakonisht duke filluar nga tani e deri më 28 mars për të ftuar sa më shumë njerëz që të ndjekin Përkujtimin bashkë me ne.

20 min.: Ç’dobi nxjerrim nga Libri vjetor? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Së pari, thekso pikat kyçe në «Një letër nga Trupi Udhëheqës», në faqet 3-5. Më pas kërkoji auditorit të tregojë ndonjë raport a përvojë veçanërisht inkurajuese dhe besimforcuese nga Libri vjetor. Nxiti të gjithë ta përfundojnë leximin e Librit vjetor dhe ta përdorin atë për t’i njohur studentët e Biblës me organizatën e Jehovait.

Kënga 15 (127), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 mars

Kënga 7 (51)

15 min.: Njoftime lokale. Shpjego se nuk është dhe aq vonë për të paraqitur një kërkesë për të shërbyer si pionier ndihmës në prill. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, fto një plak të demonstrojë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 prillit. Pas demonstrimit thekso disa pika të mira të prezantimit të bërë.

15 min.: Nevoja lokale.

15 min.: Të përdorim shkrimet për të inkurajuar. Diskutim me auditorin i bazuar në faqen 6 të Shërbimi ynë i Mbretërisë, nën titullin «Inkurajimi». Të gjithë kanë nevojë për inkurajim të dashur herë pas here. Prandaj të gjithë duhet të ndiejmë nevojën ‘t’u flasim në mënyrë ngushëlluese’ të tjerëve, duke përfshirë edhe personat e dëshpëruar që takojmë në shërbim. (1 Sel. 5:14) Ftoje auditorin të tregojë se çfarë inkurajimi biblik mund t’i japin dikujt që përjeton ndonjë nga sprovat e paraqitura. Sugjero që secili të përpiqet t’i japë zemër dikujt sa herë që lind nevoja.​—Gal. 6:10.

Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 1 prill

Kënga 26 (212)

7 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për marsin.

18 min.: «‘Dhuratat në njerëz’ e kullotin me gatishmëri kopenë e Perëndisë.» Fjalim nga një plak. Diskuto shkrimet e cituara. Trego ç’gjëra pozitive mund të vijnë dhe në të vërtetë vijnë kur u bëhen vizita baritore joaktivëve dhe kur u jepet ndihmë atyre që janë të lëkundur, për të bërë atë që munden. Barinjtë e dashur i çmojnë të gjitha përpjekjet e sinqerta që bëjnë këta për të qëndruar aktivë në shërbim të Jehovait.

20 min.: «Të rritim gëzimin në predikim.»b Kur të trajtohet paragrafi 5, kërko disa sugjerime praktike se si të jemi sa më të efektshëm në territorin lokal. Demonstro një ose dy shembuj se si mund të marrim iniciativën për t’iu afruar ndonjë personi për t’i dhënë një dëshmi të shkurtër. Nxiti të gjithë që të krijojnë mundësi për të dëshmuar këtë javë.

Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo