BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/02 f. 3-4
  • «Të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • «Të predikojmë plotësisht fjalën e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Të bëhemi të zellshëm për atë që është e mirë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • ‘Të japim dëshmi të plotë për lajmin e mirë’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • «Të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 3/02 f. 3-4

«Të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera»

1 Gjatë viteve të fundit të shërbimit të tij të zellshëm, Pavli punoi ngushtësisht me Timoteun dhe Titin. Secilit prej tyre, ai i shkroi fjalë të ngjashme inkurajimi. Titit i tha se «ata që i kanë besuar Perëndisë» duhet «ta mbajnë mendjen te kryerja e veprave të shkëlqyera». (Titit 3:8) Timoteut i tha se ata që e vënë shpresën e tyre te Perëndia duhet «të jenë të pasur në vepra të shkëlqyera». (1 Tim. 6:17, 18) Kjo është një këshillë e shkëlqyer për të gjithë ne! Por çfarë do të na motivojë që të kryejmë vepra të shkëlqyera në jetën tonë dhe çfarë veprash specifike mund të bëjmë në ditët e ardhshme?

2 Motivimi për të qenë të pasur në vepra të mira buron nga besimi dhe dashuria për Jehovain, si edhe nga shpresa e mrekullueshme që ai na ka dhënë. (1 Tim. 6:19; Tit. 2:11) Veçanërisht gjatë kësaj periudhe të vitit, nxitemi të kujtojmë se Jehovai e dërgoi Birin e tij në tokë që të shfajësonte Atin e tij dhe t’u hapte udhën e jetës së përhershme të gjithë njerëzve që do ta meritonin. (Mat. 20:28; Gjoni 3:16) Kjo do të bëhet shumë e qartë në kremtimin e Përkujtimit të vdekjes së Krishtit, më 28 mars. Në përgjigje të shpresës për të fituar jetën e përhershme, a nuk ndihemi të motivuar për të bërë gjithë sa mundemi që ‘të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera’? Sigurisht që po! Çfarë veprash mund të bëjmë tani?

3 Veprat e shkëlqyera që do të bëjmë në mars e më tej: Pa dyshim ne do të jemi të pranishëm në Përkujtim, në ngjarjen më të rëndësishme të vitit për Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën. (Luka 22:19) Por duam ta ndajmë gëzimin e këtij rasti me sa më shumë njerëz që është e mundur. Të shohim raportin e shërbimit në Librin vjetor 2002 e do të vëmë re se vitin e kaluar në shumë vende përreth tokës, numri i të pranishmëve në Përkujtim ishte tri, katër, pesë a më shumë herë më i madh se numri i lajmëtarëve. Sigurisht kjo kërkoi përpjekje të zellshme nga ana e të gjithëve në kongregacione për të bërë një shpërndarje në shkallë të gjerë të ftesave të Përkujtimit në gjithë territorin e tyre. Prandaj duam të harxhojmë sa më shumë kohë që mundemi duke filluar nga tani e deri më 28 mars për t’i ftuar njerëzit në Përkujtim, duke i ndihmuar që të mësojnë rreth shpresës së shpëtimit.

4 Ndërkohë që prilli afrohet, mund të gëzojmë ditë më të gjata dhe një mot më të favorshëm. Si mund t’i përdorim sa më mirë këto përparësi të muajit për të qenë «të pasur në vepra të shkëlqyera»? Duke vazhduar të marrim pjesë me entuziazëm në veprën e predikimit të lajmit të mirë, duke qenë «të zellshëm për vepra të shkëlqyera». (Tit. 2:14; Mat. 24:14) Nëse nuk mundëm të shërbenim si pionierë ndihmës në mars, a mund ta bëjmë këtë në prill dhe/ose në maj? Nëse po shërbejmë si pionierë në mars, a mund të vazhdojmë edhe më pas?

5 Disa që janë në punë, vërejnë se mund të bëjnë pak a shumë një orë shërbim gjatë rrugës për në punë, duke dhënë dëshmi rrugore ose duke vizituar njerëzit që punojnë në pikat tregtare që hapen herët në mëngjes. Të tjerë programojnë ndonjë pjesë nga pushimi i drekës për të dëshmuar. Disa e kanë parë të mundur të drejtojnë një studim biblik me një koleg pune gjatë kësaj periudhe. Shumë motra që janë shtëpiake kanë arritur të lënë mënjanë kohë për shërbimin në fushë kur fëmijët e tyre janë në shkollë. Duke u ngritur disa ditë pak më herët se zakonisht për t’u kujdesur për punët e shtëpisë, ato sigurojnë më shumë kohë gjatë ditës për veprën e predikimit e të mësimdhënies.​—Efes. 5:15, 16.

6 Edhe nëse nuk jemi në gjendje të shërbejmë si pionierë ndihmës, ndoshta mund të bëjmë një program personal për të marrë pjesë më shumë në shërbim, duke bërë gjithë sa mundemi që ‘të punojmë për të mirën, të jemi të pasur në vepra të shkëlqyera, të jemi dorëgjerë, gati për ta ndarë’ të vërtetën me të tjerët.​—1 Tim. 6:18.

7 Të mos harrojmë veprën e shkëlqyer të bërjes së dishepujve: Çdo vit, në Përkujtim vijnë persona të interesuar. A është e mundur për disa në kongregacion që t’u kushtojnë vëmendje atyre që janë të pranishëm, por që tani nuk studiojnë? A mund t’u bëhen rivizita këtyre personave me synimin për t’i ndihmuar që të përparojnë frymësisht? Disa nga të pranishmit në Përkujtim mund të jenë të afërm të Dëshmitarëve. Të tjerë mund të jenë individë që kanë studiuar më parë, por që u duhet vetëm njëfarë nxitjeje për të filluar sërish studimin dhe për të ndjekur rregullisht mbledhjet. Ç’gëzim do të provonim t’i shihnim të bëheshin shërbëtorë aktivë të Jehovait bashkë me ne!

8 Duke marrë më shumë pjesë në shërbim gjatë marsit e në vazhdim, ka shumë të ngjarë të gjejmë më shumë persona të interesuar te të cilët mund të kthehemi përsëri. Të përpiqemi t’u lëmë një pyetje pezull. Më pas t’u premtojmë që t’ua japim përgjigjen gjatë vizitës tjetër. Kur veprojmë kështu, do t’i hapim udhën një rivizite. Sa më shpejt ta bëjmë rivizitën, aq më mirë është. Nëse nuk mundëm të fillojmë një studim gjatë vizitës së parë, mund të provojmë ta fillojmë atë pikërisht në vizitën pasuese nëse është e mundur.

9 Kur marrim pjesë në dëshminë rrugore, duhet të jemi syhapur për t’u përpjekur që të hyjmë në biseda me njerëzit. Shumë lajmëtarëve u është dhënë emri, adresa dhe numri i telefonit nga njerëzit e interesuar që kanë takuar gjatë veprës rrugore. Nëse individi që kemi takuar nuk banon në territorin tonë, të marrim në Sallën e Mbretërisë formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43), ta plotësojmë dhe t’ia japim sekretarit të kongregacionit, i cili do t’ia kalojë atë kongregacionit, në territorin e të cilit banon personi. Nëse sekretari nuk ka mundësi ta bëjë këtë, do t’ia përcjellë atë zyrës së degës që të merret me çështjen. Në këtë mënyrë interesi i gjetur mund të kultivohet.

10 Nëse është marrë një numër telefoni, por jo një adresë, atëherë të bëjmë një rivizitë duke i telefonuar personit. Të përgatitemi që më përpara për atë që duam të diskutojmë me të. Disa po arrijnë një sukses të shkëlqyer duke studiuar me individë nëpërmjet telefonit, duke përfshirë edhe ata që e kishin të vështirë t’i gjenin në shtëpi. Një motër filloi t’u kërkonte numrin e telefonit grave të interesuara që i takoi në shërbimin shtëpi më shtëpi dhe si përfundim mundi të fillonte dy studime biblike.

11 Të bashkëpunojmë me pleqtë për të ndihmuar ata që janë joaktivë: Pleqtë interesohen shumë për t’u kushtuar vëmendje të dashur joaktivëve. Pothuaj një numër i mirë prej tyre, falë iniciativës së pleqve kanë filluar tashmë t’i ndjekin sërish mbledhjet e kongregacionit. Ata e kuptojnë se është e nevojshme të kërkojnë shoqëri të ngushtë me organizatën e Jehovait që të kenë sigurinë frymore të përshkruar në Psalmin 91. Disa prej këtyre tani janë gati të marrin pjesë përsëri në shërbimin në fushë. Nëse individë të tjerë që janë joaktivë e ndjekin Përkujtimin këtë muaj, ata mund ta mirëpresin fillimin e një studimi personal të Biblës. Nëse është kështu, pleqtë do të bëjnë rregullime që ndonjë të studiojë me ata që duan ndihmë. Nëse na ftojnë të ndihmojmë në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë do të vlerësohej shumë.​—Rom. 15:1, 2.

12 Të vazhdojmë ‘të kryejmë vepra të shkëlqyera’: Shumë që kanë marrë pjesë në shërbimin si pionier ndihmës për një muaj a më shumë kanë parë se veprimtaria e tyre në fushë është rritur në muajt pasues. Ata kanë takuar njerëz të interesuar për të cilët kuptuan se ishte e nevojshme të ktheheshin sërish. Kjo i motivoi të bënin më shumë përpjekje për të dalë në shërbim edhe më shpesh, me qëllim që t’i takonin sërish të interesuarit. Disa prej tyre filluan studime dhe kjo i ndihmoi të kenë një pjesëmarrje më të madhe në shërbim.

13 Të tjerë gjetën kaq shumë gëzim duke bërë më shumë në predikim dhe në veprën e bërjes së dishepujve, saqë u motivuan të analizojnë përparësitë e tyre. Si pasojë, disa arritën t’i pakësonin orët e punës dhe u bënë pionierë ndihmës në mënyrë të vazhdueshme. Disa kanë mundur të fillojnë shërbimin si pionier të rregullt. Arritën ta vënë më plotësisht shpresën e tyre te Perëndia dhe jo te gjërat që ofron kjo botë. Vunë re se duke qenë «dorëgjerë, gati për të ndarë», patën bekime të pasura nga Jehovai dhe shpresa e tyre për të gëzuar «jetën e vërtetë» u forcua. (1 Tim. 6:18, 19) Sigurisht, sa më shumë lajmëtarë të fillojnë shërbimin e pionierit, aq më shumë dobi ka i gjithë kongregacioni. Pionierët janë të prirur të flasin rreth përvojave të tyre dhe t’i ftojnë të tjerët që të dalin me ta në shërbim, gjë që bën të krijohet një atmosferë edhe më frymore në kongregacion.

14 Qofshim të gjithë «të pasur në vepra të shkëlqyera» gjatë periudhës së këtij Përkujtimi e në vazhdim, duke e shtuar pjesëmarrjen tonë në shërbimin e krishterë! Le të tregojmë mirënjohjen tonë për atë që Jehovai ka bërë duke na dhënë shpresën e jetës së përhershme në një tokë të re të drejtë!​—2 Pjet. 3:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo