BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/05 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 shkurt
  • Java që fillon më 21 shkurt
  • Java që fillon më 28 shkurt
  • Java që fillon më 7 mars
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 2/05 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 shkurt

Kënga 174

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 shkurtit dhe Zgjohuni! i 22 shkurtit. Trego shkurtimisht se si mund të përshtaten prezantimet model sipas nevojave të territorit.​—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, f. 8.

35 min.: «Periudha e Përkujtimit​—Një kohë plot me veprimtari.»a Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Kur të diskutohet paragrafi 6, përfshi komente nga Zgjohuni! e 8 shtatorit 2004, faqet 12, 13. Jep lajmërimin se cilët janë ata që do të shërbejnë si pionierë ndihmës. Thekso që janë marrë masa për t’u mbajtur edhe disa mbledhje të tjera për shërbim. Inkurajoji të gjithë që, gjatë periudhës së Përkujtimit, t’i rritin veprimtaritë e tyre frymore.

Kënga 14, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 shkurt

Kënga 31

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore nga kutia në faqen 6, «T’i ndihmojmë që të mësojnë më shumë për të vërtetën.» Inkurajoji të gjithë të plotësojnë menjëherë formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43), sapo të lindë nevoja.

20 min.: «Ta falënderojmë Jehovain për dashamirësinë e tij.»b Njofto orën dhe vendin ku do të mbahet Përkujtimi, emrin e oratorit dhe ndonjë hollësi tjetër të rëndësishme. Kur të diskutosh paragrafin 4, përfshi një demonstrim të shkurtër ku një lajmëtar fton në Përkujtim dikë, të cilit i çon revistat rregullisht. Nëse ftesat e Përkujtimit nuk janë shpërndarë akoma, duhet t’u jepen lajmëtarëve pas mbledhjes.

15 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 6.»c Përfshi një demonstrim prej katër minutash, ku një student biblik pyet se përse janë kaq pak veta që marrin nga buka dhe vera gjatë Përkujtimit. Drejtuesi i studimit e përgëzon për pyetjen, e mban shënim dhe i sugjeron që ta diskutojnë këtë pasi të mbarojnë materialin që kanë për të trajtuar atë javë. Në përfundim të studimit, drejtuesi i tregon studentit Kullën e Rojës të 1 shkurtit 2002, faqja 20, paragrafët 7 dhe 8. I lexojnë paragrafët së bashku, dhe më pas, studenti shpreh vlerësimin për përgjigjen e saktë që merr për pyetjen e tij.

Kënga 21, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 shkurt

Kënga 42

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shkurt. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 marsit dhe Zgjohuni! i 8 marsit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në përfundim të njërit prej prezantimeve, lajmëtari të ftojë të zotin e shtëpisë në Përkujtim, duke iu referuar faqes së fundit të revistës Zgjohuni! të 8 marsit.

20 min.: Të interesohemi për ata që janë të dobët. (Vep. 20:35) Pas një hyrjeje prej më pak se një minute, zhvillo një diskutim me pyetje-përgjigje, të bazuar në Kullën e Rojës së 1 korrikut 2004, faqet 17, 18, paragrafët 12-16, njëlloj siç bëhet edhe studimi i Kullës së Rojës. Paragrafët të lexohen nga një vëlla që lexon mirë. Kushtoji vëmendje të veçantë zbatimit të informacionit që lidhet me Përkujtimin që po afron dhe me fjalimin special.

10 min.: Të ofrojmë broshurën Qëndroni vigjilentë! Diskuto dhe demonstro prezantime që mund të përdoren për të ofruar broshurën, gjatë muajit mars. Mund të përdoren prezantimet model, që gjenden te shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, ose prezantime të tjera të efektshme për territorin tuaj.

Kënga 72, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 7 mars

Kënga 12

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore nga kutia «Udhëzime për Përkujtimin».

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Të ofrojmë revista në shërbim».d Kur të diskutohet paragrafi 3 dhe 4, trego se si mund të zbatohet materiali për territorin tuaj. Shkurtimisht intervisto një ose dy lajmëtarë, që kanë sukses në dhënien e revistave në territorin tregtar, në dëshminë rrugore, në vendet publike ose në dëshminë joformale. Kërkoju që të shpjegojnë se si i ofrojnë revistat në këto raste. Shkurtimisht të bëhet një prezantim ose të demonstrohet një përvojë në podium.

Kënga 192, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo