Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 shtator
10 min: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 shtatorit dhe Zgjohuni! e shtatorit. Në secilin rast revistat duhet të ofrohen të dyja bashkë, edhe pse prezantohet vetëm njëra prej tyre.
15 min: Kutia e pyetjes. Diskutim me auditorin drejtuar nga një plak i kongregacionit. Për aq sa lejon koha, të lexohen dhe të diskutohen shkrimet e përmendura.
20 min: «Të ndjekim shembullin që la Jezui.»a Ftoje auditorin të komentojë se si ka nxjerrë dobi nga shembulli i mirë i të tjerëve.
Kënga 130, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 17 shtator
10 min: Njoftime lokale.
15 min: Si dolëm vitin e kaluar? Mbikëqyrësi i shërbimit të bëjë një përmbledhje të vitit të kaluar të shërbimit, duke u përqendruar në gjërat e mira që janë arritur. Jep lavdërime të përshtatshme. Përmend një ose dy aspekte që duhet t’u kushtohet vëmendje gjatë këtij viti të ri të shërbimit. Fol për veprimtarinë e pionierëve, duke i përgëzuar për punën e mirë. Trego rezultatet e mira që janë arritur falë përpjekjeve për të ndihmuar joaktivët.
20 min: Një vëllazëri e bashkuar. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin 16 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.
Kënga 74, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 24 shtator
10 min: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet.
15 min: Nevoja lokale.
20 min: Të përdorim fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? për të filluar studime biblike në tetor. Oferta e literaturës për tetorin janë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, kjo fletushkë mund të përdoret për të filluar studim biblik. Diskuto shkurtimisht për fletushkën pasi përcjellësit t’i japin çdokujt në sallë nga një kopje, nëse ka mjaftueshëm. Shpjego se e gjithë fletushka, a një pjesë e saj, mund të shqyrtohet me të zotin e shtëpisë ose në vizitën e parë, ose kur të ktheheni. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 tetorit dhe Zgjohuni! e tetorit. Në një nga demonstrimet, lajmëtari i lë një fletushkë të zotit të shtëpisë pasi ai nuk i pranon revistat. Në demonstrimin tjetër, pasi i zoti i shtëpisë pranon revistat, lajmëtari i jep fletushkën, shqyrton faqen 5 me të, i referohet kuponit në faqen 6 për librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe i thotë se do të kthehet një herë tjetër për t’i sjellë këtë libër.
Kënga 222, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 1 tetor
10 min: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shtator.
15 min: Letër nga Dega. Fjalim dhe diskutim me auditorin që bazohet në letrën që ndodhet në faqen e parë të këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë. Ftoje auditorin të tregojë përvoja lokale nga fushata e fundit që u bë për të ftuar njerëzit në Kongresin Krahinor «Ndiqni Krishtin!»
20 min: «Të synojmë për të bërë më shumë në shërbim.»b Përfshi komente nga vëllezërit dhe motrat që përpiqen të bëjnë më shumë në shërbim dhe ftoji të shpjegojnë se si kërkojnë vazhdimisht mënyra për të zgjeruar shërbimin. Për një ose dy komente mund të merren masat që më përpara.
Kënga 102, lutja mbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.