Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 mars
10 min: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet bashkë me ftesat e Përkujtimit Kulla e Rojës e 1 marsit dhe Zgjohuni! e marsit.
20 min: Pse duhet të mblidhemi bashkë? Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 majit 2007, faqet 11-13. Ftoje auditorin të komentojë se si i kanë ndihmuar mbledhjet e kongregacionit dhe si i kanë kapërcyer pengesat që të vijnë rregullisht në mbledhje.
15 min: «Të gjithë kemi çfarë t’i japim Jehovait.»a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara.
Java që fillon më 17 mars
10 min: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët që javën e ardhshme të marrin me vete në Mbledhjen e Shërbimit Kullën e Rojës të 1 prillit dhe Zgjohuni! të prillit dhe të jenë të përgatitur të diskutojnë për prezantime të përshtatshme për territorin. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min: Kutia e pyetjes. Të mbahet nga një plak. Të lexohet dhe të diskutohet i gjithë artikulli.
20 min: «Si mund t’u vijmë në ndihmë të pranishmëve në Përkujtim?»b Kur të shqyrtohet paragrafi 5, të demonstrohet shkurtimisht se si mund të fillohet një studim biblik me dikë që ishte i pranishëm në Përkujtim.
Java që fillon më 24 mars
10 min: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet.
15 min: Të përgatitemi për të prezantuar revistat e muajit. Diskutim me auditorin. Pas një rishikimi të shkurtër të revistave Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e prillit, pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë me interes për territorin dhe pse. Ftoje auditorin të përmendë pika specifike në artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Cilin shkrim do të zgjidhnin nga artikulli? Duke përdorur prezantimet e sugjeruara për territorin tuaj, të demonstrohet se si të prezantohen Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e prillit.
20 min: Sjellim lajmin e mirë për diçka më të mirë. Pas një hyrjeje prej më pak se një minute, një plak bën një fjalim duke u bazuar në Kullën e Rojës të 1 korrikut 2005, faqet 18, 19, paragrafët 10-14. Ftoje auditorin të komentojë se si u dha shpresë lajmi për Mbretërinë kur e dëgjuan për herë të parë.
Java që fillon më 31 mars
10 min: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin mars.
20 min: Ta përdorim sa më shumë Librin vjetor 2008. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shqyrto pjesën «Letër nga Trupi Udhëheqës» në faqet 3-5. Një ose dy nga auditori të tregojnë nga Libri vjetor një përvojë që i ka inkurajuar në mënyrë të veçantë. Merr masa që më përpara që një ose dy lajmëtarë të komentojnë se çfarë programi kanë bërë për të lexuar Librin vjetor. Në fund inkurajoji të tërë të lexojnë të gjithë librin.
15 min: «Të inkurajojmë njëri-tjetrin kur jemi në shërbim.»c
Java që fillon më 7 prill
10 min: Njoftime lokale.
20 min: Pse e shtyjnë pagëzimin? Fjalim nga një plak bazuar në Kullën e Rojës të 1 korrikut 2006, faqet 29 e 30, paragrafët 14-17. Intervisto shkurtimisht një ose dy lajmëtarë që janë pagëzuar në moshën e adoleshencës. Çfarë i shtyu të merrnin këtë hap të rëndësishëm në moshë të re? Si i ndihmoi pagëzimi drejt pjekurisë frymore, që në vetvete është një mbrojtje?
15 min: A keni provuar me një prezantim të drejtpërdrejtë? Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2002, faqja 6. Diskuto për prezantimet model dhe si mund të përshtaten për të filluar një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Pastaj të bëhen një ose dy demonstrime. Inkurajoje auditorin që javën e ardhshme të provojë, të paktën një herë, të fillojë një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? duke përdorur një prezantim të drejtpërdrejtë.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.