BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/97 f. 21
  • Përplasje komete!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përplasje komete!
  • Zgjohuni!—1997
  • Material i ngjashëm
  • Telashet me Hubble: Si përfundoi puna?
    Zgjohuni!—1996
  • Planeti Tokë: I dënuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • «Lavdia» e yjeve
    Zgjohuni!—2012
Zgjohuni!—1997
g 1/97 f. 21

Përplasje komete!

PËR një javë rresht, në korrik të 1994-s, përplasja e rreth 20 fragmenteve të kometës Shoemaker-Levy 9 në planetin Jupiter, tërhoqi vëmendjen e astronomëve përqark botës. Vëzhguesit e kometës u mrekulluan, pasi siç shprehet një astronom, shfaqja u kthye në «dramën qiellore të shekullit». Përse kjo ndodhi i kapërceu parashikimet?

Së pari, fragmentet e kometës që lëviznin me shpejtësi rreth 200.000 km/orë, shkaktuan shpërthime të mëdha, që vetëm parashikimet më ekstreme i kishin treguar. Hyrja e këtyre fragmenteve në atmosferën e Jupiterit shkaktoi shkrepëtima drite, të cilat zgjatën vetëm pak sekonda. Më pas, gazrat e mbinxehura u flakën në atmosferë, duke formuar topa zjarri të stërmëdhenj, temperatura e të cilëve gjatë shpërthimeve më të mëdha, për momentin kapërceu temperaturën e sipërfaqes së diellit! Gjatë 10 deri 20 minutave të mëvonshëm u ngrit një kolonë e madhe me lartësi 3.200 km.

Për më tepër, ato që fillimisht u menduan kushte të pafavorshme shikimi, dolën gati diçka ideale. Për shkak të përplasjeve që ndodhën në anën e errët të Jupiterit, shkrepëtimat e ndritshme dhe kolonat diktoheshin më lehtë. Në disa raste, mund të shiheshin majat e kolonave, që ngriheshin mbi horizontin e Jupiterit dhe brenda dhjetë minutash përplasje, rrotullimi i Jupiterit i solli anët ku kishin ndodhur përplasjet, në një pamje të drejtpërdrejtë me tokën. Pas dhjetë minutash të tjerë, anët e goditura erdhën nën dritën e diellit. Që në atë moment, kolonat nuk dukeshin më dhe në vend të tyre shiheshin njolla të mëdha e të errëta. Këto njolla, ku më e madhja ishte sa dyfishi i përmasave të tokës, nuk ishin parashikuar nga astronomët e megjithatë, ato u bënë shenjat më dalluese që mund të shiheshin.

Anija kozmike Galileo siguroi pamje të drejtpërdrejta të përplasjeve. Teleskopi i Hapësirës Hubble i instaluar në orbitën e Tokës, i pa përplasjet në gjatësinë e valëve të rrezeve të dukshme dhe ultraviolet. Observatorë të tjerë matën reagimin e shpërthimeve të kometës në gjatësi të ndryshme valësh, të zgjedhura specifikisht, për të prodhuar informacione të vlefshme. Në Polin e Jugut ishte vazhdimisht errësirë, duke lejuar kështu shikimin për njëzet e katër orë nga teleskopi eksplorues me rreze infra të kuqe në Polin e Jugut.

Vëzhguesit e qiellit kanë përjetuar një kënaqësi të rrallë. Kur do të ndodhë spektakli i ardhshëm i ndonjë komete? Kometa Hale-Bopp, tashmë e dukshme për sytë e zhveshur, mund të jetë kometa më e shndritshme që do të shohim në këtë shekull. Ajo do të kalojë 198 milionë km larg planetit tonë. Vëzhguesit e kometave në Hemisferën Veriore do ta shikojnë kometën Hale-Bopp gjatë muajit prill 1997. E gjithë kjo na kujton se jetojmë në një univers dinamik e të ndryshueshëm, të krijuar nga Jehovai, «Ati i dritave qiellore».—Jakovit 1:17, BR; Psalmi 115:16.

[Figura në faqen 21]

Njollat e errëta shënojnë zonat, ku u përplasën fragmentet e kometës në Jupiter

[Burimi]

Ekipi i Teleskopit të Hapësirës Hubble për vëzhgimin e kometës dhe NASA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo