ADRAMELEKU
1. Një nga djemtë e mbretit asirian, Senakeribit. Adrameleku dhe vëllai i tij, Sharezeri, vranë atin e tyre kur ai po adhuronte në shtëpinë e Nisrokut, perëndisë së tij, në Ninevi. Pastaj ia mbathën në vendin e Araratit, me sa duket Armenia e lashtë, në rajonin malor që gjendet në perëndim të atij që sot njihet si deti Kaspik. (2Mb 19:35-37; Is 37:36-38) Esar-Hadoni, një bir tjetër i Senakeribit, tregon në një mbishkrim se ai zuri vendin e të atit, luftoi kundër ushtrive të vrasësve të të atit dhe i mundi në Hanigalbat, në atë rajon.
2. Një perëndi që e adhuronin sefarvaimët, një nga popujt e nënshtruar që mbreti i Asirisë i shpërnguli në territorin e Samarisë, pasi çoi në mërgim izraelitët e mbretërisë dhjetëfisëshe. Sefarvaimët i flijonin bijtë e tyre në zjarr për Adramelekun dhe Anamelekun.—2Mb 17:22-24, 31, 33.