ADRIELI
Bir i Barzilait, nga qyteti i Abel-Meholahut.
Adrielit i dhanë për grua Merabën, vajzën e madhe të Saulit, ndonëse në fillim ajo i ishte premtuar Davidit. (1Sa 18:17-19) Më vonë, të pesë bijtë e Adrielit ua dorëzuan gibeonitëve që t’i vritnin si shlyerje për të keqen që ishte orvatur t’u bënte Sauli. (2Sa 21:8, 9) Në këtë tregim, si nëna e pesë bijve të Adrielit përmendet Mikala dhe jo Meraba. Meqenëse Mikala vdiq pa lënë fëmijë (2Sa 6:23) dhe asgjëkundi nuk thuhet se ishte gruaja e Adrielit, disa përkthyes janë të mendimit se bëhet fjalë për një gabim kopjimi. Megjithatë, pothuaj të gjitha dorëshkrimet hebraike përdorin emrin e Mikalës dhe shpjegimi tradicional është që Meraba, motra e madhe e Mikalës, vdiq pak pasi i lindi Adrielit pesë djemtë dhe pas vdekjes së saj, Mikala mori përsipër rritjen e pesë djemve të së motrës; ja pse flitet sikur ata të ishin bijtë e Mikalës. Përkthimi i Isak Liserit thotë te 2 Samuelit 21:8: «Dhe pesë bijtë që Mikala, bija e Saulit, i rriti Adrielit.»