AZRIELI
[Perëndia është ndihma ime].
1. I ati i princit Jerimot, nga fisi i Neftalit, që jetoi në kohën e Davidit.—1Kr 27:19, 22.
2. Kreu i një shtëpie nga gjysma e fisit të Manaseut në lindje të Jordanit; një nga ‘burrat trima, njerëzit e fuqishëm’, pasardhësit e të cilit i mori në mërgim mbreti asirian Tiglath-Pileseri III, meqë kishin filluar të adhuronin perënditë e rreme.—1Kr 5:23-26.
3. I ati i Serajahut, njërit prej tre burrave që shkuan të arrestonin Barukun dhe Jereminë.—Jr 36:26.