AZRIKAMI
[ndihma ime është ngritur].
1. Një nga gjashtë bijtë e Azelit, një pasardhësi të mbretit Saul nëpërmjet Jonatanit nga fisi i Beniaminit.—1Kr 8:33-38; 9:44.
2. ‘I pari i shtëpisë’ së Akazit, mbretit të lig të Judës. Atë e vrau efraimiti Zikri kur mbreti Pekah i Izraelit sulmoi Judën.—2Kr 28:6, 7.
3. Levit nga familja e Merarit; Shemajahu, një pasardhës i tij, jetoi në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi.—1Kr 9:2, 14; Ne 11:15.
4. Biri i Neariahut që renditet i treti; pasardhës i Davidit.—1Kr 3:1, 23.