GALIMI
[togje].
Vendlindja e Paltit, të cilit Sauli i dha për grua të bijën, Mikalën, pasi nxori jashtë ligjit Davidin. (1Sa 25:44) Mbase është Galimi banorët e të cilit, shekuj më vonë, sokëllinin e vajtonin se po afrohej ushtria asiriane që e udhëhiqte Senakeribi. (Is 10:24, 30) Disa studiues mendojnë se vendndodhja e Galimit është Kirbet-Kakuli (Horvat-Kaʽkuli), rreth 4,5 km në veri-verilindje të Malit të Tempullit.