GOLANI
Qytet në Bashan, në territorin e Manaseut, i zgjedhur si qytet strehimi. (Lp 4:41-43; Js 20:2, 8) Iu dha si vendbanim levitëve gershonitë. (Js 21:27; 1Kr 6:71) Shumica e studiuesve e lidhin me Sam-el-Julanën, rreth 28 km në lindje të detit të Galilesë. Një krahinë me të njëjtin emër, e quajtur sot Golan por dikur Gaulanit, ndodhet disi më afër detit të Galilesë.