RRUGA E MBRETIT
Rruga nga e cila izraelitët premtuan se nuk do të devijonin po t’i lejonin të kalonin përmes territorit të Edomit dhe mbretërisë së Sihonit, mbretit amorit. (Nu 20:17; 21:21, 22; Lp 2:26, 27) Kjo rrugë duhej të shtrihej nga gjiri i ʽAkabës të paktën deri në Jabok, me sa duket kufiri verior i territorit të Sihonit. Shumë besojnë se në veri shkonte deri në Damask dhe përkonte në pjesën më të madhe me rrugën e shtruar romake që ndërtoi perandori Trajan në shekullin e dytë të e.s. Me përjashtim të rregullimeve të nevojshme për shkak të trafikut të ditëve tona, rruga e sotme Tarik-es-Sulltan(i) ndjek nga afër rrugën e lashtë romake, pjesë të së cilës ekzistojnë ende.
Me sa duket, pjesa veriore e kësaj rruge, nga Heshboni deri në Ashtarot, quhej ‘udha e Bashanit’.—Nu 21:33; Lp 3:1.