OFNI
Qytet i fisit të Beniaminit (Js 18:21, 24), që zakonisht e lidhin me Gofnën e përmendur nga historiani Jozef (Lufta judaike, III, 55 [iii, 5]) dhe që mendohet se është Jifna e sotme. Ky vend ndodhet rreth 5 km në veri-veriperëndim të Bethelit, pra me sa duket ishte në veri të territorit të Beniaminit. (Js 18:11-13) Që kjo të jetë vendndodhja e saktë, duhet të hamendësojmë ose që Ofni ishte qytet-enklavë i Beniaminit brenda territorit të Efraimit, ose që kufiri i Beniamit shtrihej në veri deri në rrethinat e Bethelit që të përfshinte edhe këtë vendndodhje të mundshme të Ofnit.