REZEFI
Vend i përmendur në mesazhin që i dërgoi Senakeribi mbretit Hezekia, ku mburrej se mbretërit asirianë kishin shkatërruar disa «kombe». (2Mb 19:8-12; Is 37:12) Vendndodhja e saktë e Rezefit nuk dihet, pasi kishte një sërë vendesh me këtë emër. Një prej tyre, që sipas disave bënte pjesë në një krahinë të lashtë, mendohet se është Rusaʼfehu i ditëve tona. Ai ndodhet në perëndim të Eufratit, rreth 145 km në jug të Haranit të sotëm, pra afër vendndodhjes së mundshme të Gozanit, që përmendet bashkë me Rezefin.