SENIRI
Emri me të cilin amoritët quanin malin e Hermonit. (Lp 3:9) Meqë te 1 Kronikave 5:23 lexohet «në Senir dhe në malin e Hermonit», emri Senir mund të jetë përdorur edhe për të treguar një pjesë të vargmalit të Hermonit ose Anti-Libanit. Seniri ishte i pasur me dru dëllinje (Ezk 27:5); ai ishte strofkë luanësh e leopardësh. (Kng 4:8) Në një mbishkrim asirian, Seniri (Sa-ni-ru) përshkruhet si «një mal përballë Libanit».—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 280; shih HERMONI.