SIRIONI
Emri i vjetër sidonit për malin e Hermonit që amoritët e quanin Senir. (Lp 3:9) Emri Sirion shfaqet në tekstet ugaritike të gjetura në Ras-Shamra, në bregun e Sirisë Veriore, të cilat vërtetojnë saktësinë e Biblës. Ashtu si Seniri, edhe Sirion mbase ishte emri i një pjese të veçantë të malit të Hermonit. (Krahaso 1Kr 5:23.) Te Psalmi 29:6, Sirioni dhe Libani përmenden bashkë, prandaj mendohet se Sirioni mund të nënkuptojë vargmalin e Anti-Libanit.—Shih HERMONI.