BAAL-HERMONI
[pronar i Hermonit].
Ky emër del te Gjykatësit 3:3 dhe 1 Kronikave 5:23. Në rastin e parë quhet «mali i Baal-Hermonit» dhe bëhet fjalë për një pjesë të rajonit ku banonin sidonitët e hivitët, që izraelitët nuk i mundën. Zakonisht e lidhin me malin Hermon, por mund të jetë edhe vargmali i Anti-Libanit në tërësi ose një pjesë e tij. Te 1 Kronikave 5:23, «Baal-Hermoni» përmendet bashkë me Senirin, malin Hermon dhe rajonin e Bashanit për të krijuar një ide se deri ku shtrihej territori i gjysmës së fisit të Manaseut. Ndoshta bëhet fjalë për një qytet a vend afër malit Hermon, por mund të jetë edhe një emër i rajonit malor të Hermonit.—Shih HERMONI.