BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/8 f. 6-8
  • Të kufizojmë plagën e pabarazisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të kufizojmë plagën e pabarazisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nxirr më të mirën prej asaj që ke!
  • Gëzojnë barazi mes vëllezërve
  • Pabarazia: A e kishte ndër mend Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Plaga aktuale e Pabarazisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Problemet ekonomike: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
    Tema të tjera
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/8 f. 6-8

Të kufizojmë plagën e pabarazisë

Së shpejti, Krijuesi do të sjellë barazinë të cilën njerëzit e dëshirojnë kaq shumë. Deri atëherë, ne të paktën mund të ndërmarrim hapa që ta kufizojmë plagën e pabarazisë që na prek ne dhe familjet tona. Siç vërejti Nelson Mandela, ish-president i Afrikës së Jugut, «ajo që na dallon nga njëri-tjetri është çfarë nxjerrim prej asaj që kemi, jo çfarë na është dhënë».

HISTORIA i vërteton fjalët e tij. Të shumtë janë burrat dhe gratë, të cilëve iu dhanë pak gjëra kur lindën, por që duke përdorur ato që kishin, arritën suksese që i dalluan nga moshatarët e tyre, të cilët ndoshta kishin më shumë dhunti. Në të kundërt, individë të tjerë, të cilët u bekuan me shumë përparësi kur lindën, e shpërdoruan atë që kishin dhe nuk ia dolën të përdornin të gjithë potencialin e tyre.

Nxirr më të mirën prej asaj që ke!

Dëshmitarët e Jehovait janë shumë të interesuar për t’i ndihmuar njerëzit që të fitojnë njohuri rreth qëllimeve të Perëndisë, duke studiuar Biblën. Por, ata e kuptojnë se për të nxjerrë plotësisht dobi nga informatat e Biblës, njerëzit duhet të dinë shkrim e lexim. Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait u kanë mësuar shkrim e lexim dhjetëra mijë njerëzve, duke përfshirë 23.000 veta (që nga mesi i viteve 90) vetëm në një vend afrikano-perëndimor. Duke iu referuar shërbimit të jashtëzakonshëm shoqëror që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait, San Francisco Examiner vërejti: «Ju duhet t’i konsideroni ata si qytetarë model. Ata i paguajnë taksat vullnetarisht, kujdesen për të sëmurët, luftojnë analfabetizmin.»

Përveç kësaj, me anë të një kursi progresiv për të përmirësuar aftësinë e të folurit në publik, Dëshmitarët e Jehovait kanë stërvitur qindra mijë njerëz për t’u bërë oratorë të kualifikuar, në gjendje për t’u shprehur rrjedhshëm në publik. Mes këtyre mijërave janë edhe disa që më parë kishin probleme të rënda me të folurin. Shqyrto rastin e një burri nga Afrika e Jugut, i cili shkruan: «Belbëzoja kaq shumë saqë isha mbyllur në vetvete, duke pritur në përgjithësi, që të tjerët të flitnin për mua. . . . Kur u regjistrova në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe duhej të bëja leximin e Biblës para një auditori të vogël . . . , belbëzova kaq shumë, saqë nuk isha në gjendje ta përfundoja caktimin brenda kohës së lejuar. Pas mbledhjes, me dashamirësi [këshilluesi] më dha disa këshilla praktike. Ai më sugjeroi që të praktikoja leximin me zë kur isha vetëm. Kështu bëra, duke kaluar kohë çdo ditë për të lexuar me zë nga Bibla dhe nga revista Kulla e Rojës.» Ky burrë bëri një përparim kaq të mirë, saqë tani mban fjalime publike para auditorëve që kanë qindra, e madje mijëra njerëz.

Gëzojnë barazi mes vëllezërve

Për sa i përket arsimimit, kujdesit shëndetësor dhe gjendjes ekonomike e shoqërore, rrethanat mes Dëshmitarëve të Jehovait ndryshojnë shumë. Këto dallime vetëm sa pasqyrojnë kushtet e papërsosura të botës, në të cilën jetojnë. Por, në kontrast me grupet e tjera fetare, nga radhët e tyre janë çrrënjosur thuajse plotësisht paragjykimet raciale, shoqërore dhe ekonomike.

Këtë gjë e kanë arritur duke bërë më të mirën në praktikimin e asaj që kanë mësuar nga Bibla. Me gjithë zemër ata përqafojnë parime biblike, si: «Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.» (1. Samuelit 16:7) «Perëndia nuk tregohet i anshëm, por në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.» (Veprat 10:34, 35) «Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe. Kërkoni të bëni të mirën përpara të gjithë njerëzve. Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.»—Romakëve 12:17, 18; shiko, gjithashtu, 1. Timoteut 6:17-19; Jakovit 2:5, 9.

Duke iu përmbajtur ngushtësisht këtyre parimeve biblike që nxitin unitetin, Dëshmitarët e Jehovait refuzojnë të tolerojnë në radhët e tyre çfarëdo ushtrimi të pabarazisë, të bazuar në dallimet raciale, shoqërore ose ekonomike. Për shembull, faktorët e përmendur më sipër nuk kanë vlerë kur vendoset se kujt i duhen dhënë privilegje shërbimi në kongregacionin e krishterë. Pozitat me përgjegjësi, siç janë mësimdhënia dhe mbikëqyrja, jepen vetëm në bazë të kualifikimeve frymore.—1. Timoteut 3:1-13; Titit 1:5-9.

Sa freskuese është për individët që kanë vuajtur nën pabarazitë e një bote plot paragjykime, kur shohin se të tjerët i trajtojnë si vëllezër e motra me një pozitë të barabartë para Krijuesit të tyre! Këtë gjë mund ta vërtetojë edhe Martina. Duke qenë se i ati e braktisi familjen, ajo u rrit në një shtëpi të varfër me një prind të vetëm. Shpesh e trajtonin si të dëbuar nga shoqëria, kishte pak besim te vetja dhe e kishte të vështirë të shkonte mirë me të tjerët. Ajo zhvilloi një qëndrim moskokëçarës. Megjithatë, gjërat ndryshuan pasi filloi të studionte Biblën dhe u bë Dëshmitare e Jehovait. Ajo thotë: «Akoma më duhet të luftoj me mendimet negative, por tani jam më në gjendje për ta përballuar këtë problem. Kam përmirësuar respektin për veten dhe flas me një siguri më të madhe. E vërteta më ka dhënë një ndjenjë përgjegjësie. Tani e di se Jehovai më do dhe se jeta ia vlen të jetohet.»

Si grup ndërkombëtar të krishterësh, Dëshmitarët e Jehovait në më shumë se 230 vende gëzojnë një masë barazie që është vërtet e pashoqe në botën e sotme. A mund të bëjë një pohim të ngjashëm ndonjë organizatë tjetër fetare dhe ta mbështetë këtë pohim me fakte?

Sigurisht, Dëshmitarët e Jehovait janë realistë. Ata e pranojnë menjëherë se, duke qenë produkt i një ambienti të papërsosur, nuk janë më të aftë për të çrrënjosur pabarazinë njerëzore, sesa të tjerët që përgjatë shekujve janë përpjekur ta bëjnë këtë dhe kanë dështuar. Megjithatë, ata gëzojnë për faktin se në radhët e tyre kanë bërë shumë përpjekje për ta kufizuar këtë plagë vdekjeprurëse. Veç kësaj, me besim të fortë në premtimin e Perëndisë, ata presin një botë të re drejtësie, ku pabarazia do të jetë një gjë e së kaluarës, njëherë e përgjithmonë.

Po, të gjithë njerëzit e bindur së shpejti do të kenë përsëri barazinë «nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave», të cilën kishte për qëllim Krijuesi i tyre fillimisht. Sa mendim i bukur! Por, kësaj radhe do të jetë realitet!

[Figura në faqen 7]

Dëshmitarët e Jehovait e luftojnë analfabetizmin, duke mësuar dhjetëra mijë njerëz që të shkruajnë e të lexojnë

[Figura në faqen 8]

E vërteta e Biblës ndihmon për të çrrënjosur paragjykimet raciale, shoqërore dhe ekonomike

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo