BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/8 f. 3-4
  • Plaga aktuale e Pabarazisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Plaga aktuale e Pabarazisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • Pabarazia: A e kishte ndër mend Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Të kufizojmë plagën e pabarazisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Një pamje nga kati i 29-të
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/8 f. 3-4

Plaga aktuale e Pabarazisë

«Besojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të pajisur me të drejta të patjetërsueshme nga Krijuesi i tyre, e që mes këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.»—Deklarata e Pavarësisë, miratuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1776.

«Të gjithë njerëzit lindin të lirë e me të drejta të barabarta.»—Deklarata e Të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, miratuar nga Asambleja Kombëtare e Francës në vitin 1789.

«Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira e të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave.»—Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948.

NUK ka asnjë dyshim. Dëshira e njerëzve për barazi është universale. Por, mjerisht, vetë fakti që kjo ide e barazisë njerëzore është dashur të përsëritet kaq shpesh, provon se deri tani njerëzimi nuk e ka arritur dot atë.

A mund të argumentojë me sinqeritet dikush se tani, në fund të shekullit të 20-të, gjërat kanë ndryshuar për më mirë? A po i gëzojnë vërtet të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Francës ose ata të ndonjërit prej 185 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e barabarta me të cilat supozohej se kishin lindur?

Edhe pse ideja e barazisë së të gjithë njerëzve mund të duket «e vetëkuptueshme», të drejtat për ‘jetë, liri dhe për kërkimin e lumturisë’ s’janë aspak të barabarta për të gjithë njerëzit. Për shembull, për çfarë barazie në të drejtat për jetën mund të flasim, kur një fëmijë në Afrikë duhet të ketë një mjek së bashku me 2.569 njerëz të tjerë, kurse një fëmijë në Evropë vetëm me 289? Ose, çfarë barazie në të drejtat për liri dhe për kërkimin e lumturisë ekziston, kur rreth një e treta e djemve dhe dy të tretat e vajzave në Indi rriten analfabetë, kurse në vende si Japonia, Gjermania dhe Britania e Madhe, faktikisht çdo fëmije i garantohet njëfarë arsimimi?

A gëzojnë të njëjtin «dinjitet dhe të drejta» në jetë, njerëzit në vendet amerikano-qendrore, me të ardhura për frymë 1.380 dollarë, si ata në Francë, ku të ardhurat për frymë janë 24.990 dollarë? Çfarë barazie ka një foshnjë femër afrikane, me jetëgjatësi të pritshme prej 56 vjetësh, në krahasim me një foshnjë femër amerikano-veriore, me jetëgjatësi të pritshme prej 79 vjetësh?

Pabarazia ka shumë fytyra e që të gjitha ato janë të shëmtuara. Pabarazia në standardet e jetesës dhe në mundësitë për të pasur kujdes shëndetësor dhe arsimim s’janë veçse disa prej tyre. Nganjëherë, dallimet politike, raciale ose fetare luajnë një rol vendimtar në privimin e njerëzve nga dinjiteti dhe liria e tyre. Pavarësisht nga të gjitha fjalët që thuhen për barazinë, ne jetojmë në një botë pabarazie. Si një plagë, «një shkak për pikëllim të madh e të përhapur», siç është përcaktuar kjo fjalë, pabarazia pushton çdo nivel të shoqërisë njerëzore. Dhimbja që shkakton ajo, në formën e varfërisë, të sëmundjeve, të padijes, të papunësisë dhe të diskriminimit, të ther në zemër.

«Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.» Sa mendim i bukur! Por sa tragjike që realiteti është krejt i kundërt!

[Burimi i figurës në faqen 3]

FOTO E OKB-së 152113/SHELLI ROTNER

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo