Program i ri i asamblesë speciale një ditore
1 Studimi i librit Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë e ka rritur çmueshmërinë tonë për Jezu Krishtin. Në mënyrë të përshtatshme, duke filluar nga shtatori, programi i asamblesë speciale një ditore, do të zhvillojë temën «Të ndjekim me kujdes Shembullin tonë të madh», e cila do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë të ndjekësh Jezuin.
2 Pa marrë parasysh moshën apo vitet që kanë në të vërtetën, të gjithë të pranishmit në asamble do të inkurajohen që t’i ngjajnë sa më shumë Krishtit. Disa pjesë të programit do të trajtojnë këshilla që u drejtohen në mënyrë të veçantë të rinjve. Do t’i përgatisin ata për të përballuar sfidat në fushën e arsimimit, dëfrimit dhe materializmit. Do të ketë fjalime, përvoja dhe demonstrime mbi mënyrën se si t’i rezistojmë ndikimit të botës dhe si të jemi në përputhje me modelin e Krishtit.—1. Pjet. 2:21.
3 Të dedikuarit e rinj do të kenë mundësi të shpallin publikisht me anë të pagëzimit se janë ithtarë të Krishtit. Ceremonia e pagëzimit do të paraprihet nga një trajtim nxitës biblik mbi subjektin. Ata që dëshirojnë të pagëzohen në asamblenë speciale një ditore duhet të informojnë mjaft kohë më parë mbikëqyrësin drejtues i cili do të marrë masat që pleqtë të konsiderojnë pyetjet përkatëse me kandidatët për pagëzim.
4 Fjalimi kryesor, i titulluar «Ndjekja e Shembullit tonë të madh: Ku na çon?», do të mbahet nga një orator që na viziton. Mos harro të ftosh të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë program inkurajues dhe forcues për besimin. Nuk mund të ketë sjellje më të mirë apo më shpërblyese se ndjekja e Shembullit tonë të madh, Jezu Krishtit.—Mat. 19:27-29.