Programi i ri i asamblesë speciale njëditore
1 Përse duhet ta shpallim lajmin e Mbretërisë pa pushim? Cilat janë kërkesat për të qenë një predikues i lajmit të mirë? Si mund të marrin iniciativën edhe personat e ndrojtur për të ndarë lajmin e mirë me të tjerët? Këtyre pyetjeve dhe të tjerave që të nxitin të mendosh do t’u jepet përgjigje në programin e asambleve speciale njëditore që do të fillojnë në shtator, me temë: «Të kualifikuar si shërbëtorë të lajmit të mirë.»—Krahaso 2. Korintasve 3:5.
2 Si popull i Jehovait, ne duhet të jemi të kujdesshëm për sjelljen tonë. Do të jepen përvoja inkurajuese nga të rinj, të cilat do të tregojnë se si ata u kanë rezistuar presioneve nga bashkëmoshatarët. Prindërve do t’u sigurohet një inkurajim dashamirës në lidhje me nevojën për të stërvitur fëmijët e tyre si shërbëtorë të Perëndisë. Të gjithë do të ndihmohemi për të vlerësuar nevojën e predikimit dhe atëherë do të marrim bekime ne dhe ata që na dëgjojnë.—1. Tim. 4:16.
3 Sigurisht që pagëzimi do të jetë një pikë kulminante e ditës. Para kësaj ngjarjeje do të mbahet një fjalim i bazuar në Bibël i cili u drejtohet në mënyrë të veçantë personave të rinj të dedikuar. Natyrisht, çdo i pranishëm duhet të kushtojë një vëmendje të veçantë ndërsa trajtohet tema e pagëzimit dhe bëhet e qartë domethënia e saj. Cilido që dëshiron të pagëzohet në asamblenë speciale njëditore, duhet t’ia bëjë të ditur këtë mbikëqyrësit drejtues shumë më përpara, kështu që ai mund të ketë mjaft kohë për të rregulluar që pleqtë të rishikojnë pyetjet e caktuara me kandidatët për pagëzim.
4 Një pikë tjetër kulminante do të jetë fjalimi kryesor i mbajtur nga një orator vizitues. Ai titullohet: «Të kualifikuar dhe të pajisur si shërbëtorë të Perëndisë.» Do të flitet mbi katër furnizime kryesore që na pajisin si shërbëtorë. Fjalimi do të përfshijë përvoja që na ndërtojnë në besim.
5 Bëj planet që tani për të qenë i pranishëm gjatë gjithë programit. Sigurohu që ke ftuar personat e interesuar dhe studentët e Biblës, kështu që edhe ata mund të përfitojnë nga kjo ditë edukimi teokratik. Në këtë mënyrë mund të sigurohemi se jemi «në mënyrë të përshtatshme të kualifikuar» si shërbëtorë të lajmit të mirë.