A do të jesh i pranishëm?
Ku? Në të gjitha sesionet e Kongresit Krahinor për vitin 1999, «Fjala profetike e Perëndisë». Në Shqipëri, vitin e kaluar maksimumi i të pranishmëve në të gjitha sesionet ka qenë 2.263. Megjithatë, në disa sesione të tjera, sidomos pasdite, ka pasur një rënie të të pranishmëve deri në 470 më pak. Kjo do të thotë që shumë persona kanë humbur një pjesë të rëndësishme të programit të kongresit. A do t’i rregullosh punët e tua për të qenë i pranishëm në të trija ditët e kongresit të këtij viti? Shpresojmë se po.