BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/00 f. 1
  • A do të jemi edhe ne atje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do të jemi edhe ne atje?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Të nxjerrim dobi të plotë nga kongresi krahinor i vitit 1993 «Mësimi hyjnor»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2006 «Çlirimi është afër»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 «Udha hyjnore e jetës»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • A do të jesh i pranishëm?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 1/00 f. 1

A do të jemi edhe ne atje?

1 Njëherë një dëshmitar nga shumë kohë tha: «Nëse humbet ditën e parë të kongresit, e pra, ke humbur vërtet shumë!» Përse ndihej në këtë mënyrë? Sepse dita e parë është fillimi i një banketi të pasur frymor që ka përgatitur për ne organizata e Jehovait. (Isa. 25:6) Prania jonë që në fillim tregon se kemi të njëjtat ndjenja me psalmistin, i cili tha: «U gëzova kur më thanë: ‘Shkojmë në shtëpinë e Zotit’.»​—Psal. 122:1.

2 Megjithatë, vitin e kaluar, në disa nga kongreset krahinore «Fjala profetike e Perëndisë» numri i pjesëmarrësve të premten ishte më i ulët në krahasim me të shtunën dhe të dielën. Kjo do të thotë se disa nga vëllezërit tanë kanë humbur pjesë të kongresit, të cilat kanë paraqitur një informacion jetësor rreth fjalës profetike. Gjithashtu, kanë humbur dhe shoqërinë e këndshme me besimtarët e tjerë.

3 Të mos e lëmë punën të bëhet pengesë: Frika se mos humbasin vendin e punës, mund të jetë arsyeja që disa mungojnë të premten. Megjithatë, shumë Dëshmitarë kanë vënë re se punëdhënësit e tyre janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta në këtë çështje, nëse u kërkojnë leje kohë më përpara. Një punëdhënësi i bëri kaq shumë përshtypje vendosmëria e palëkundur e një motre pioniere për të ndjekur të gjitha pjesët e kongresit dhe asambletë, saqë kaloi një ditë të tërë në kongresin që ndoqi ajo.

4 Ne nuk duhet të marrim vetë me mend se punëdhënësi ynë nuk është i gatshëm që të na japë leje, as duhet të nxjerrim përfundimin se në fund të fundit s’prish punë nëse humbim një ditë të kongresit. Me bindje të plotë, të përgatitemi të flasim me punëdhënësin tonë e t’i tregojmë me takt nga Shkrimet se përse ndjekja e kongresit është një pjesë e rëndësishme e adhurimit tonë. (Hebr. 10:24, 25) Pastaj, të besojmë plotësisht në premtimet e Jehovait, duke ditur se çfarëdo gjëje që t’i kërkojmë materialisht do të na jepet, nëse i mbajmë nevojat frymore në vend të parë në jetën tonë.​—Mat. 6:33; Hebr. 13:5, 6.

5 Faktori kyç është çmueshmëria për «gjërat më të rëndësishme». (Filip. 1:10, 11; Psal. 27:4) Kjo gjë na nxit që të bëjmë plane për të nxjerrë plotësisht dobi nga kjo masë jetësore që ka marrë Jehovai. Le të fillojmë që tani të bëjmë plane të përcaktuara qartë dhe të jemi të vendosur që secili prej nesh të jetë atje të trija ditët!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo