Të ndërtojmë çmueshmërinë për videokasetën Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit
Pyetjet e mëposhtme nxjerrin në pah pikat që mund të keni vërejtur duke parë këtë videokasetë: (1) Cilat fakte e dallojnë Biblën si një libër unik? (2) Jepni një shembull që tregon se si Bibla, edhe pse aq e lashtë, përputhet me shkencën moderne. (3) Si mund të jemi të sigurt se Bibla e sotme nuk ka ndryshuar nga shkrimet origjinale? (4) Cili është një aspekt i spikatshëm i dorëshkrimeve të lashta biblike, që ka të bëjë me tekstin, dhe çfarë sigurie na jep kjo gjë? (5) Në cilat mënyra kontribuan Xhon Uajklifi, Johanes Gutenbergu, Uilliam Tindali, Meri Xhonsi dhe Çarls Tejz Rasëlli për përhapjen e Fjalës së Perëndisë përreth botës? (6) Si e kundërshtoi me egërsi kisha Biblën, por çfarë gjëje bëri të mundur që ajo të mbijetonte deri në ditët tona? (7) Deri në çfarë mase e ka përkthyer dhe e ka prodhuar Biblën organizata e Jehovait? (8) Në ç’mënyrë i kanë ndihmuar njerëzit këshillat praktike të Biblës për të përballuar probleme si vesi i bixhozit (1 Tim. 6:9, 10), ndarja dhe jobesnikëria e bashkëshortëve (1 Kor. 13:4, 5; Efes. 5:28-33) dhe dhënia pas pasurive materiale (Mat. 16:26)? (9) Çfarë dëshmie ka se duke zbatuar parimet biblike mund të mposhtet urrejtja kombëtare, etnike dhe raciale në botë? (10) Në cilat mënyra keni pasur më shumë lumturi duke mësuar brendinë e Biblës? (11) Cilët mendoni se do të nxjerrin dobi nga kjo videokasetë dhe si do t’ua prezantoni atë atyre?