Bibla: Një libër me fakte dhe profeci
Libri më i vjetër modern i njerëzimit është e para nga tri videot në DVD-në Bibla: Një libër me fakte dhe profeci. Pasi të shihni këtë video, përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
(1) Në cilat aspekte Bibla përputhet me shkencën moderne? (2) Si mund të jemi të sigurt se Biblat që kemi sot pasqyrojnë saktësisht shkrimet origjinale? (3) Cili është një aspekt i spikatshëm i teksteve të vjetra biblike? (4) Si ndihmuan për përhapjen e Fjalës së Perëndisë nëpër botë Xhon Uajklifi, Johan Gutenbergu, Uilliam Tindali, Jan Husi, Martin Luteri, Kasiodoro de Reina e Çarls Tejz Rasëlli, dhe si iu kundërvu me egërsi kisha Biblës? (5) Si i kanë ndihmuar njerëzit këshillat praktike të Biblës për të përballuar vesin e bixhozit (1 Tim. 6:9, 10), ndarjen e tradhtinë bashkëshortore (1 Kor. 13:4, 5; Efes. 5:28-33), problemet shëndetësore (Psal. 34:8) dhe ankthin për pasuri materiale (Mat. 16:26)? (6) Çfarë dëshmon se zbatimi i parimeve biblike mund të mposhtë urrejtjen kombëtare, etnike dhe raciale (Luka 10:27)? (7) Si të ka bërë ty më të lumtur fakti që u je përmbajtur parimeve biblike? (8) Si mund ta përdorësh këtë video për të ndihmuar të tjerë?—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 2006, faqja 8.