Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 tetor
«Çfarë do të duhej për të krijuar një botë më të mirë e më të lumtur? [Lëre të përgjigjet.] Njerëzit kanë provuar çdo lloj qeverie për t’i përmirësuar gjërat. Por, vini re cila është pikëpamja e Perëndisë për këtë. [Lexo Jereminë 10:23.] Ky artikull zbulon cili është ‘Çelësi për një botë të lumtur’, duke treguar se si do të bëhet kjo gjë së shpejti.»
Kulla e Rojës 1 nëntor
Pasi të përmendësh ndonjë lajm shqetësues, pyet: «Përse njerëzit bëjnë gjëra të tilla të liga? Të gjithë tashmë duhet ta dallojmë të drejtën nga e gabuara, por njerëzit ende bëjnë gjëra të këqija. Përse? [Pas një përgjigjeje, lexo Zbulesën 12:9.] Kjo revistë shpjegon se si të mbrohemi, duke ruajtur ndërgjegjen tonë.»
Zgjohuni! nëntor 2001
«Mbase jeni edhe ju të një mendimi me mua se jetojmë në kohë plot dhunë. [Pas një përgjigjeje, lexo 2 Timoteut 3:3.] Shpesh, veprime ‘të egra’ bëhen edhe brenda rrethit familjar. Ky artikull, ‘Ndihmë për gratë e keqtrajtuara’, paraqet një mesazh shprese. Ndoshta njihni dikë me të cilin mund të diskutoni këtë informacion.»