Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 tetor
«Meqë Perëndia është lart në qiell, disa thonë se është e pamundur ta njohim. A keni menduar ndonjëherë kështu? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Gjonin 17:3.] Kjo revistë shpjegon si mund të marrim njohuri për Perëndinë.»
Zgjohuni! tetor
«Shumica prej nesh ka pasur ndonjë vdekje në familje a në rrethin shoqëror. A mendoni se mund të bëjmë diçka për t’i ndihmuar të afërmit tanë edhe pasi vdesin? [Të presim përgjigjen.] Ky artikull jep përgjigjen e Biblës për këtë pyetje. Gjithashtu, merr në shqyrtim edhe këtë premtim ngushëllues.» Të lexojmë Gjonin 5:28, 29. Pastaj të tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Sot ka shumë ide të ndryshme se si t’i rritim fëmijët. A mendoni se prindërit mund të gjejnë diku këshilla të besueshme? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Psalmin 32:8.] Kjo revistë përmban udhëzime praktike nga Bibla, për rritjen e fëmijëve.»
Zgjohuni! Nëntor
«Keni pyetur ndonjëherë pse ka kaq shumë vuajtje, nëse ekziston një Perëndi i dashur, i drejtë dhe i fuqishëm? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se çfarë thotë ky shkrim lidhur me shkakun e vuajtjeve. [Të lexojmë 1 Gjonit 5:19.] Kjo revistë shpjegon nga Bibla se çfarë po bën Perëndia për të zhdukur vuajtjet.»