Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 tetor
«Shumë njerëz e shohin arsimimin si çelësin drejt suksesit. A mendoni se ka ndonjë lloj arsimimi që mund të na ndihmojë të bëhemi njerëz më të mirë dhe të përballojmë problemet në jetë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Romakëve 12:2.] Kjo revistë tregon se si mund të përfitojmë nga arsimimi më i mirë që mund të gjendet.»
Zgjohuni! 22 tetor
«Shumë njerëzve u pëlqen t’i lexojnë gazetat pothuajse çdo ditë. Mendoni se mund t’i besojmë ato që thuhen në gazeta? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i revistës Zgjohuni! jep disa sugjerime se si mund të nxjerrim dobi nga gazetat. Gjithashtu, shpjegon se përse është e nevojshme që të tregojmë kujdes.» Të lexojmë Proverbat 14:15.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Njerëzit shqetësohen për padrejtësitë që bëhen në botë. A mendon se dikush mund ta ndryshojë botën? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë flet për pengesat që has njeriu kur do të bëjë ndryshime. Këtu tregohet edhe se kush do t’i kapërcejë këto pengesa e do të sjellë një botë ku të ketë paqe e siguri.» Të lexojmë Psalmin 72:12-14.
Zgjohuni! 8 nëntor
«Në të gjithë botën ekziston një ndarje midis të pasurve dhe të varfërve. A mendoni se mund të bëhet gjë për ta kapërcyer këtë hendek? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Mateun 6:9, 10.] Kjo revistë tregon se përse mund të kemi besim se Mbretëria e Perëndisë do të eliminojë pabarazinë që sundon sot në botë.»